U dashuruan me shikim të parë, çifti i të moshuarve martohet në të njëjtën kishë ku u betua 75 vite më parë

  • 23 April 2019 - 14:52
U dashuruan me shikim të parë, çifti i të moshuarve martohet në të njëjtën kishë ku u betua 75 vite më parë

Kur Jim Richardson takoi për herë të parë Irene Calvert, kuptoi se do të niste historia e dashurisë më e bukur. E ashtu ndodhi, pasi që atëherë ata kanë plot 75 vite bashkë.

95-vjeçari dhe 94-vjeçarja nga Lancashire u martuan në 12 prill të vitit 1944 në mes të Luftës së Dytë Botërore. Çifti kanë katër fëmijë së bashku.

Pas 75-vitesh bashkë, çifti ka vendosur që të ripërsëritë edhe njëherë betimet që i bënë kur u martuan. Ata janë kthyer te e njëjta kishë ku bënë celebrimin vite më parë.

Mediat e huaja shkruajnë se Jim dhe Irene u ulën dhe qëndruan në të njëjtin pozicion si në ceremoninë e tyre zyrtare. Gjithashtu ceremonia filloi në orën 14:00, në kohën kur bënë zotimet e tyre të para në 1944.

Familja dhe miqtë e tyre u mblodhën edhe njëherë që të festonin dasmën e çiftit. Por kësaj radhe në kishën Saint Michael në Lancashire, ishin të pranishëm dhe shumë krenar edhe katër fëmijët e tyre Rosemary, James, Jennifer dhe  Peter, 8 nipërit e mbesat dhe 9 nipërit e stërmbesat.

Ndërkohë Jim ka treguar se i ka propozuar Irenes gjatë një udhëtimi me biçikletë. Ai ndaloi në rrugë, nxori unazën dhe iu ul në gjunjë.

(Kosova Sot)