Sa gra të kthyera nga Siria do të përballen sot me Gjykatën

  • 23 April 2019 - 15:32
Sa gra të kthyera nga Siria do të përballen sot me Gjykatën

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, për 11 gra do të ketë seancë dëgjimore. Edhe pse total numri i të kthyerave nga Siria është 32, sot do ta dalin para gjykatës vetëm 11.

Kështu ka thënë avokatja Fehmije Gashi Bytyçi, e cila është avokate mbrojtëse e Naxhije Hajdarit, njëra prej të kthyerave nga Siria.

“Sot siç është e paraparë sipas Kodit të Procedurës Penale hetuesit na kanë njoftuar se sot do të mbahet seanca dëgjimore për gratë qe janë kthyer nga Siria javën që e lam pas. Me sa kuptova nga hetuesit sot janë 11 gra që do të hyjnë në seancën dëgjimore”, tha avokatja. 

Ndaj tyre, seanca gjyqësore do të nis në orës 15:00 në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Bëhet e ditur se bashkë me to të pranishëm do të jenë edhe avokatet e tyre.

(Kosova Sot)