E dhimbshme: Ja çfarë shkruan vëllai i Visarit, djalit që vdiq nga shembja e hotelit

  • 23 April 2019 - 16:07
E dhimbshme: Ja çfarë shkruan vëllai i Visarit, djalit që vdiq nga shembja e hotelit

Visar Behrami ka ndërruar jetë pas shembjes së ish-Hotel Adriatikut. Ai ka vdekur tragjikisht derisa punonte në një punishte të këtij objekti.


Vëllai i tij, Fatmir Behrami ka njoftuar për vdekjen e tij, përmes Facebook-ut.

Postimi i tij (pa ndërhyrjen e redaksisë):

Me pikëllim te thellë ju njoftojm miq shok dashamir se Vllau i jon Visar Sahit Behrami- 05.01.1991 - 22.04.2019 - humbi jeten tragjikisht. Visar Vllau i Vogël ti veq ke ndrru botën fizikisht se Familja kurr nuk do t’harron. Zoti i madhrishem ta falt Xhenetin sugari i jon.

(Kosova Sot)