Grabitja e Rinasit, i dyshuari i 5-të arrestohet në Bullgari

  • 23 April 2019 - 17:40
Grabitja e Rinasit, i dyshuari i 5-të arrestohet në Bullgari

Është arrestuar një tjeter person si i dyshuar për grabitjen e Rinasit. Policia tha se shtetasi me iniciale E.P. nga Kruja. Ndërsa burimet  thanë se ky person është kapur në Bullgari.

“Në vijim të veprimeve të kryera nga një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjen së datës 09.04.2019 në aeroportin e Rinasit, ju informojmë se mbrëmë në mesnatë është kapur dhe ndalur shtetasi E.P banues në Krujë, i dyshuar si një prej autorëve të kësaj ngjarje. 

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal”, ”Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” “Vrasje e Punonjësve të Policisë “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”, thuhet në njoftim. 

Ndërsa më herët janë arrestuar nga Policia si të dyshuar në lidhje me grabitjen në Rinas, katër persona. Ata janë ndaluar si bashkëpunëtorë të bandës së grabitësve, ndërsa midis tyre është edhe shtetasi Oltion Veseli, i cili thuhet se ka luftuar në Afganistan.

(Kosova Sot)