Babai plagos burrin që ia vodhi makinën brenda të cilës ishte edhe djali i tij

  • 23 April 2019 - 17:54
Babai plagos burrin që ia vodhi makinën brenda të cilës ishte edhe djali i tij

Policia në Florida ka thënë se një baba ka ndjekur dhe ka qëlluar një burrë që vodhi makinën e tij brenda të cilës ishte djali i tij gjashtëvjeçar.

Hetuesit thonë se i dyshuari, 29 vjeçari Lamar Thurman, është në gjendje kritike pas të shtënave që ndodhën të shtunën herët. 

Mediat ndërkombëtare kanë shkruar se babai ishte duke i thënë lamtumirë disa miqve rreth orës 2:30 të mëngjesit të së shtunës.

Babai dhe shokët e tij e kanë lajmëruar 911 dhe u nisën pas automjetit. Policia thotë se i dyshuari ishte për pesë milje më larg.

Kur babai i gjashtëvjeçarit u afrua, e nxori një armë dhe e qëlloi por fatmirësisht djali nuk u plagos.

Image

(Kosova Sot)