Askush nuk guxon t’i dënojë “peshqit e mëdhenj”

  • 23 April 2019 - 19:04
Askush nuk guxon t’i dënojë “peshqit e mëdhenj”

Nesër në gazetën “Kosova Sot”, do të lexoni shkrimin se a duhet të jep përgjegjësi prokuroria speciale, e cila edhe përkundër fakteve që në baza ditore po ndodhin krime, korrupsion, abuzime milionëshe, hajni të pafundme të pasurisë publike, monopole kriminale, shkelje e ligjeve dhe Kushtetutës nga zyrtarët e lartë në institucionet qendrore dhe komunale, shitja e lejeve ndërtimore e shumë krime të tjera prej të cilave janë pasuruar “peshqit e mëdhenj” në politikë dhe mafio-oligarkët që punojnë për ta në ortakëri të fshehtë, deri më sot nuk kemi as edhe një rast të nivelit të lartë të ketë aktakuzë të fortë, për të sjellë para përgjegjësisë këta politikanë të kalibrit të lartë të instaluar në majat e shtetit, dhe që pas përballjes me drejtësinë të dënohen sipas ligjeve në fuqi?

Pse nuk kërkohet përgjegjësi nga Gjykatat dhe Prokuroria Speciale e RK, pse pikërisht pushtetarët e lartë, zyrtarët e lidhur me ta e mafio-oligarkët që janë pjesë e nëntokës kriminale në Kosovë, nuk denjojnë t’i dënojnë por edhe nëse kanë ndonjë rast jo të nivelit shumë të lartë, këta vetëm i lirojnë në fund si të pafajshëm, apo japin dënime me kusht? Pse ky sistem i drejtësisë është një sistem tepër i kalbur nga krimi dhe korrupsioni dhe nuk ka shans të rikuperohet kurrsesi, përveç se të vetëpastrohen me VETTING?!

Lexojeni të përditshmen kosovare numër një, “Kosova Sot”.