Kosova në momentet më të rënda, nuk ka më njohje të reja

  • 23 April 2019 - 19:06
Kosova në momentet më të rënda, nuk ka më njohje të reja

Në numrin e nesërm të së përditshmes kosovare “Kosova Sot”, do të lexoni shkrimin se si po e përsërisin me të drejt analistët ndërkombëtar se nuk do të ketë njohje të reja për Kosovën përderisa po qarkullojnë idetë nga presidenti Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq, lidhur me ndryshimin e kufijve të Kosovës!?

A është Kosova në momentet më të rënda pas më shumë se 11 vite të pavarësisë, ku në vend që të shënonim njohje të reja, shteti i udhëhequr nga Hashim Thaçi po hedh hapa prapa dhe askush nuk mban përgjegjësi, por e fshehin kokën si struci në rërë? Pse askush nuk po jep përgjegjësi për këtë dështim dhe zmbrapsje të Republikës dhe çka bën kjo Ministri e Punëve të Jashtme me Behgjet Pacollin si ministër i jashtëm, por edhe Hashim Thaçin si president?

Çfarë bëjnë gjithë ata ambasadorë, konsuj e staf përcjellës anembanë botës, që paguhen me paga të majme, shpenzojnë buxhete të mëdha e nuk ua dëgjon kurrë zërin?! A është ky debakli më i madh për diplomacinë dhe politikën që ndjek shteti ynë, nën dirigjimin e oligarkëve që kanë vetëm një qëllim-t’i mbushin kontot, atje ku i kanë të fshehura me gjasë në parajsat fiskale?

A është kjo kastë pushtetarësh të korruptuar, të shitur dhe vasalë të Serbisë e Rusisë, e gatshme ta dëmtojë në të gjitha format shtetësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit që e përfaqësojnë? A po e zhbëjnë shtetësinë e Kosovës kjo klasë politike jomiqësore që padrejtësisht është instaluar ne Kosovë?!!!

Këto e shumë materiale tjera, i gjeni vetëm në gazetën numër një, “Kosova Sot”.