Erëra të forta në Prishtinë, punëtori rrezikon jetën duke punuar mbi vinç

  • 23 April 2019 - 19:38
Erëra të forta në Prishtinë, punëtori rrezikon jetën duke punuar mbi vinç

Erërat e forta dhe moti aspak i favorshëm nuk e kanë penguar një punëtor në Prishtinë në lagjen “Dragodan” që të hip në një vinç pa masa sigurie.

Një lexues ka dërguar një video ku shihet një punëtor i cili pavarësisht se nuk është siguruar me masa mbrojtëse ka hipur në vinç që besohet të jetë më i lartë se 30 metra.

Madje, punëtori që vazhdon të qëndrojë në atë lartësi, nuk ka asnjë pajisje të punës; pa kapelë mbrojtëse edhe pa doreza.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme një punëtor, që ishte duke punuar në renovimin e ish-hotel “Adreatikut” në Mitrovicë ka ndërruar jetë.
 

Ai kishte mbetur i ngujuar nga rrënimi i një pjesë të hotelit, ku më pas edhe kishte mbetur i vdekur. FSK dhe shërbime të tjera kishin arritur ta nxirrnin trupin e Visar Behramit vetëm 6 orë pasi ai ishte ngujuar në rrënoja.

Kujtojmë se gjatë viteve të fundit rastet kur puëntorët në sektorin e ndërtimtarisë kanë ndërruar jetë janë shtuar.

(Kosova Sot)