Kërkohet arrest shtëpiak për 11 gratë që u kthyen nga Siria

  • 23 April 2019 - 19:57
Kërkohet arrest shtëpiak për 11 gratë që u kthyen nga Siria

Ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj 11 grave kosovare të kthyera nga Siria, të cilat nga Prokuroria Speciale e Kosovës po dyshohen për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste.

Prokurorja Fikrije Fejzullahu ka propozuar masën e arrestit shtëpiak për to, pasi që dyshohen për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste në Siri.

Avokatet mbrojtëse të tyre, të gjitha gra, kanë thënë se klientet janë penduar për veprimet e tyre, duke shtuar se kanë qenë viktima të bashkëshortëve të tyre.

Avokatet kanë kërkuar masë më të ulët, që ato të paraqitën në e polici. Vendimi pritet të merret sonte vonë apo nesër.

Të tjera të dyshuara pritet të paraqiten në gjykatë, të mërkurën.

Të premten, janë kthyer 110 kosovarë nga Siria, në mesin e tyre 74 fëmijë

Tashmë katër burrave u është caktuar masa e paraburgimit për pjesëmarrje në grup terrorist dhe në ushtri apo polici të huaj.

Institucionet e Kosovës kanë bërë të ditur se në zonën e konfliktit në Siri, vazhdojnë të jenë 30 luftëtarë kosovarë, 49 gra dhe 8 fëmijë.

(Kosova Sot)