Joe Biden do shpall kandidaturën për president të enjten

  • 23 April 2019 - 20:36
Joe Biden do shpall kandidaturën për president të enjten

Planet e ish zëvendës presidentit të SHBA’së, Joe Biden për të zyrtarizuar kandidaturën e tij ende janë të paqarta, pasi që lansimi i kampanjës së tij u shtye përsëri kësaj rradhe për të enjten e kësaj jave, shkruan Daily Mail.

Ishte pritur që zyrtarizimi i tij të bëhej të mërkurën, por u raportua që përsëri zyrtarizimi do të shtyhet. 
Si një vend i mirë për zyrtarizim është përmendor Charlottesville që ndodhet në shtetin e Virginias. Gjithashtu, si vende të mira janë përmendur për fillim të kampanjës Pittsburgu dhe Philadelphia, që do vizitohen mënjherë pas zyrtarizimit. 

Planet për hyrje në garë të Biden po ndryshojnë vazhdimisht. Edhe video zyrtare për kampanjën e tij veqse ishte pritur të lansohej, por edhe lansimi i saj është shtyrë.

Slogani për kampanjën pritet të jetë :beteja për shpirtin e Amerikës”, thotë një burim i afërt me Biden, për agjencinë amerikane të lajmeve Fox. 

Charlottesville ishte parë si një lokacion i mirë për lansim të kampanjës. Charlottesville ishte skenë e një përplasje mes disa protestuesve neo nazistë dhe kundër protestuesve, dhe reagimi i Trump për ngjarjen ngjalli shumë polemika. Ky vend ishte hera e parë e një deklaratë të Biden kundër presidentit Trump.

Kampanja e Biden ka pasur pengesa të shumta ende pa filluar. Në muajt mars dhe prill ka pasur akuza ndaj Biden për sjellje të papëlqyeshme ndaj grave. 

Edhe pse Biden ende nuk e ka shpallur kandidaturën, ai rangohet si më popullori nga 20 kandidatët. Ai është ranguar si i pari apo i dyti menjëherë pas Bernie Sanders.

(Kosova Sot)