“Kisha frikë sepse më…”- Dëshmia e dhimbshme e shqiptarit para se të vritej në burgun famëkeq grek. Kë akuzonte ai

  • 23 April 2019 - 21:33
“Kisha frikë sepse më…”- Dëshmia e dhimbshme e shqiptarit para se të vritej në burgun famëkeq grek. Kë akuzonte ai

“Kisha frikë sepse më vendosën në të njëjtin sektor dhe në të njëjtën dhomë ku ishin M. dhe K. (emrat e drejtuesve të Mafies së burgut” të Koridhalos). Nuk i njihja, por kur policia më kërkoi që t’i përshkruaja u tregova fotot e tyre. Isha në të njëjtën dhomë me ta dhe kisha frikë në çfarë do të përfshihesha”.

Kjo është dëshmia e dhënë nga shqiptari para se të vritej në fund të muajit janar në burgun famëkeq grek të Koridhalos, e publikuar sot nga gazetare greke “Tovima”, sipas të cilët, Bandiol Tusha, emri i vërtetë i të cilit është Bardhyl, ka shprehur frikë për jetën e tij.

34 vjeçari u gjet i vdekur në qelinë e tij më 29 janar të këtij viti, ndërsa autopsia e publikuar dje në mediat greke bënte me dije se ai ishte mbytur me litar ose jastëk, duke hedhur poshtë versionin e mëparshëm sipas të cilit i riu kishte vdekur nga mbidoza.

Shqiptari ishte i dënuar në lidhje me vrasjen e avokatit grek, Michalis Zafiropoulos në tetor të vitit 2017.

Gazeta shkruan se vrasja e Tushës është një tjetër krim, nga cikli i pafund i gjakut në Koridhalos, ku muajit e fundit janë regjistruar 28 vdekje për shkaqe të ndryshme si dhe janë regjistruar 10 përleshje të përgjakshme.

Oficerët e policisë helene po hetojnë me seriozitet vrasjen e fundit, duke ia atribuuar atë “udhëheqësit” të mafies shqiptare në Koridhalos pas vrasjes së avokatit Zafiropoulos. Grupi akuzohet për të paktën 20 sulme vdekjeprurëse brenda dhe jashtë burgut në të ashtuquajtura “vrasjet me kontratë”.

Vrasja e fundit mund të jetë realizuar për të eliminuar ata që kanë informacion për vrasjen e avokatit. Autoritetet dyshojnë se 34 vjeçarit i është bërë presion për të ndryshuar dëshminë që kishte dhënë për autoritetet gjyqësore për vrasjen e Zafiropoulos.

Image

Në lidhje me hetimet, “Tovima” shkruan se nuk janë marrë mostrat e ADN-së për të përcaktuar se kush mund ta ketë mbytur 34 vjeçarin dhe nëse kishte pasur luftë midis kryerësit dhe viktimës brenda qelisë.

Gazeta shkruan gjithashtu, se i ndjeri ishte i vetmi që kishte pritur në shtëpi me qira Kallithea dy autorët e vrasjes, gjithashtu me origjinë shqiptare.

Pas arrestimit, Tusha ishte transferuar në krahun E të burgut, ndërsa muajit e fundit u vendos në krahun D, ku edhe u vra tragjikisht.

Më 14 janar të këtij viti, po në këtë burg u vra shqiptari tjetër Albert Baku.

(Kosova Sot)