Ish-kryeshefi: Rënia e PTK’së ka qenë e planifikuar

  • 23 April 2019 - 22:03
Ish-kryeshefi: Rënia e PTK’së ka qenë e planifikuar

Ish kryeshefi i PTK-së, Shyqyri Haxha, ka thënë se rënia e PTK-së ka qenë e planifikuar.

“ Unë e kam marrë PTK-në në vitin 2008, ku ka qenë  një kompani në rënie, ka qenë e minuar që të dështojë e të shkatërrohet. Vendime të dëmshme e qasje joprofesionale kanë bërë që të jetë ku është sot. Është e vështirë të thuhet, por rënia ka qenë e planifikuar”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se gjatë kohës së tij PTK ka shënuar ngritje, kurse ditën që ka dalur prapë ka nisur rënia.

 

(Kosova Sot)