Akuza e radhës: Hashim Thaçi po e fundos Kosovën

  • 24 April 2019 - 07:37
Akuza e radhës: Hashim Thaçi po e fundos Kosovën

 Bojaj: Shteti i Kosovës është i kapur nga bandat mafioze, i cili vidhet, shkatërrohet e keqtrajtohet çdo ditë

 “Shkaku i çmendurive të tij, Kosova pas më shumë se 11 vjetëve të pavarësisë po përjeton momentet më të rënda dhe në vend që të shënonim perspektiva të reja, shteti i udhëhequr nga Hashim Thaçi po hedh hapa prapa, por megjithatë askush nuk mban përgjegjësi dhe që të gjithë e fshehin kokën si struci në rërë

Për aq më keq, jo vetëm se askush nuk jep përgjegjësi për këtë dështim dhe zmbrapsje të Republikës tonë, por, në fakt, nuk dihet se çka bën as kjo Ministri e Punëve të Jashtme me Behgjet Pacollin në krye, por edhe Hashim Thaçin si president, çfarë bëjnë gjithë ata ambasadorë, konsuj e staf përcjellës anembanë botës, që paguhen me paga të majme nga taksapaguesit e varfër të Kosovës, shpenzojnë buxhete të mëdha e marramendëse dhe në fund përsëri nuk ua dëgjon zërin kurrë?!”, thotë analisti Gani Qarri për gazetën “Kosova Sot”

Analistët alarmojnë se pazaret e mbrapshta të presidentit Hashim Thaçi po e vënë në pikëpyetje edhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës. Analistët ndërkombëtarë vlerësojnë se nuk do të ketë njohje të reja për Kosovën, përderisa po qarkullojnë idetë nga presidenti kosovar dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq, lidhur me ndryshimin e kufijve të Kosovës.

Sipas tyre, Kosova është në momentet më të rënda pas më shumë se 11 vjet të pavarësisë, ku në vend që të shënonim njohje të reja, shteti i udhëhequr nga Hashim Thaçi po hedh hapa prapa dhe askush nuk mban përgjegjësi, por e fshehin kokën si struci në rërë. Analistët pyesin se pse askush nuk po jep përgjegjësi për këtë dështim dhe zmbrapsje të Republikës dhe çka bën kjo Ministri e Punëve të Jashtme me Behgjet Pacollin si ministër i Jashtëm, por edhe Hashim Thaçin si president, çfarë bëjnë gjithë ata ambasadorë, konsuj e staf përcjellës anembanë botës, që paguhen me paga të majme, shpenzojnë buxhete të mëdha e nuk ua dëgjon kurrë zërin?! Sipas analistëve, ky është debakli më i madh për diplomacinë dhe politikën që ndjek shteti ynë, nën dirigjimin e oligarkëve që kanë vetëm një qëllim- t’i mbushin kontot, atje ku i kanë të fshehura me gjasë në parajsat fiskale. Ata theksojnë se kjo kastë pushtetarësh të korruptuar, të shitur dhe vasalë të Serbisë e Rusisë, është e gatshme ta dëmtojë në të gjitha format shtetësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit që e përfaqësojnë.

 

Image
Muhamet Kelmendi

Kelmendi: Pesë shkaqet kryesore të degradimit

“Ngecjet që kanë ndodhur në kohën e fundit në fushën e njohjeve të shtetit të Kosovës janë jashtëzakonisht shumë domethënëse për politikën e brendshme të Kosovës. Sikundër dihet, nga koha e para kësaj legjislature, kur Enver Hoxhaj ishte ministër i Jashtëm i PDK-së dhe, në këtë legjislaturë, kur ministër i Jashtëm u bë Behgjet Pacolli, kemi 2-3 njohje dhe kemi tërheqje të njohjeve, por për të cilat ne nuk kemi informacione, sepse nga Ministria e Jashtme e Kosovës nuk po jepen të dhëna konkrete.

Shkaqet e stagnimit të njohjes së shtetësisë janë disa: 1. Moskonsolidimi i shtetit të Kosovës në aspektin juridik, organizativ dhe shtetëror. 2. Caktimi i një njeriu si ministër të Jashtëm, që në fakt fare nuk e njeh as politikën e brendshme e as atë të jashtme, por tërësisht raportet ndërshtetërore i ka shfrytëzuar për interesa të tij biznesore. 3. Hapja e negociatave me palën serbe, duke nënshkruar marrëveshje pas marrëveshjeje, e nga të cilat Serbia ka fituar njëfarë lloj mbikëqyrjeje mbi territoret e veçanta të Kosovës, sikurse është Kosova e veriu. 4. Në veçanti plani Vuçiq-Thaçi, i përkrahur nga zonja Mogherini, nga Franca, Italia, Rusia, për korrigjim të kufijve, ka bërë që shtetet të stagnojnë nga njohja dhe disa shtete të tjera t’i tërheqin njohjet, me arsyetim që po presin marrëveshje përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë. 5. Në këtë ka ndikuar gjithashtu krimi dhe korrupsioni, përkatësisht gjendja e brendshme, e cila është mjaft e rëndë”, ka thënë Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot”.

Image
Ragip Guraziu

Vasalët e Serbisë e morën popullin në qafë

Analisti Ragip Guraziu thotë për “Kosova Sot” se falë presidentit Hashim Thaçit, Kosova hedh një hap para e 4 hapa prapa sa u përket njohjeve të reja. “Shtrohet pyetja; A është kjo kastë pushtetarësh të korruptuar, të shitur dhe vasalë të Serbisë e Rusisë, e gatshme ta dëmtojë në të gjitha format shtetësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit që e përfaqësojnë, që po e zhbëjnë shtetësinë e Kosovës kjo klasë politike jomiqësore, që padrejtësisht është instaluar në Kosovë?!!!Edhe pas 11 vjetëve të pavarësisë, Kosova nuk po mund të rehatohet, falë presidentit të Kosovës Hashim Thaçit,që në vend të njohjeve, kemi pasur 11 vjet mbi 15 shtete që kanë tërhequr njohjet dhe lobimi i Daçiqit, i cili nuk ka të ndalur, Kosova rrezikon edhe nga çnjohjet e tjera. Kjo na lë të kuptojmë se po përjetojmë edhe ne qytetarët e Kosovës një debakël të madh, siç po e përjetojnë diplomacia dhe politika që ndjek shteti ynë,në dirigjimin e oligarkëve që kanë vetëm një qëllim, zhvatjen e pushtetit dhe pasurisë së saj në forma të ndryshme”, u shpreh Guraziu.

“Dhe kështu, po e përsërisin me të drejtë analistët ndërkombëtarë se nuk do të ketë njohje të reja për Kosovën përderisa po qarkullojnë idetë nga presidenti Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq, lidhur me ndryshimin e kufijve të Kosovës, derisa është Kosova në momentet më të rënda pas më shumë se 11 vjet të pavarësisë, ku në vend që të shënonim njohje të reja, shteti i udhëhequr nga Hashim Thaçi po hedh hapa prapa dhe askush nuk mban përgjegjësi, por e fshehin kokën si struci në rërë, derisa askush nuk po jep përgjegjësi për këtë dështim dhe zmbrapsje të Republikës dhe çka bën kjo Ministri e Punëve të Jashtme me Behgjet Pacollin si ministër i Jashtëm, por edhe Hashim Thaçin si president. Ndryshe, çfarë bëjnë gjithë ata ambasadorë, konsuj e staf përcjellës anembanë botës, që paguhen me paga të majme, shpenzojnë buxhete të mëdha, e nuk ua dëgjon kurrë zërin?! A është ky debakli më i madh për diplomacinë dhe politikën që ndjek shteti ynë, nën dirigjimin e oligarkëve që kanë vetëm një qëllim-t’i mbushin kontot, atje ku i kanë të fshehura me gjasë në parajsat fiskale?”, vijoi më tej ai. “A është kjo kastë pushtetarësh të korruptuar, të shitur dhe vasalë të Serbisë e Rusisë, e gatshme ta dëmtojë në të gjitha format shtetësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit që e përfaqësojnë? A po e zhbëjnë shtetësinë e Kosovës kjo klasë politike jomiqësore që padrejtësisht është instaluar në Kosovë, kjo nuk do koment se po”, ka thënë Ragip Guraziu.

Image
Ramiz Bojaj

 Bojaj: Shteti në duart e bandave mafioze

“Shteti i Kosovës është i kapur nga bandat mafioze, i cili vidhet, shkatërrohet e keqtrajtohet çdo ditë. Idetë e presidentit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq, lidhur me ndryshimin e kufijve të Kosovës, është akti më i shëmtuar që i bëhet shtetit tonë, pazar me shtetin dhe sovranitetin, vetëm për interesin e një grupi kriminal e të shantazhuar skajshmërisht.

Shteti i Kosovës gjendet në momentet më të rënda që nga shpallja e pavarësisë së saj 11 vjet më parë, kjo për faktin se mafiozët e Kosovës, duke shpërfillur vullnetin politik të popullit shqiptar për vetëvendosje, gjakun dhe sakrificën tonë për liri, vendimin e GJND-së, parimet juridiko-kushtetuese, por edhe integritetin territorial e sovranitetin e vendit tonë, hapën teza shkatërrimtare, të cilat e vënë në pikëpyetje ekzistencën e shtetësisë së Kosovës. Bllokimi i njohjeve-çnjohjet, bisedimet për statusin e ri të Kosovës, deri në ndarjen e vendit, kanë hapur kapitullin e kapitullimit të shtetit tonë, kjo si rrjedhojë e kapitullimit dhe izolimit të bandave mafioze të vendit, të cilat janë të trembura nga drejtësia, sidomos nga Gjykata Speciale.

Edhe takimi i Berlinit, në fund të këtij muaji, ka rreziqet e veta e ku mund të shthuret tërësia territorial e Kosovës, duke hyrë në një sovranitet të dyfishtë mes Kosovës e Serbisë (vendbanimet serbe dhe kishat sllavo-ortodokse). Pushtetarët e Kosovës, të frikësuar e të tmerruar nga drejtësia, mund të shesin e shembin gjithçka, pra edhe çmimin e lirisë, vetëm e vetëm të shpëtojnë kokat e tyre dhe pasurinë e vjedhur. Kosova po shkatërrohet nga banditët e kombit, populli po dëbohet, liria po shembet….ky është çmimi që ne po paguajmë për pushtetin e kaçakëve ruralë. Ruralët me mendësinë e hajdutëve, duke kapur shtetin, këta kanë marrë peng edhe popullin, dhe të gjitha këto i mbajnë në dorë ‘mburojë’ para çdo drejtësie që mund t’iu trokasë bandave të pushtetit”, tha analisti Ramiz Bojaj për “Kosova Sot”.

Image
Gani Qarri

 Qarri: Dështime spektakolare të presidentit aventurier

Analisti Gani Qarri tha për “Kosova Sot” se dështimet e Thaçit & CO janë aq të mëdha e galoponte, saqë jo vetëm se nuk kanë mundur të sjellin njohje të reja për vendin,por nuk kanë arritur ta ruajnë as nivelin minimal të marrëdhënieve me vendet që e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur. “Madje, çmenduria e tij për ndarjen e shtetit tonë të brishtë ka bërë që me të drejtë edhe analistët ndërkombëtarë, të përsërisin pareshtur se as që do të ketë fare njohje të reja për Kosovën, përderisa qarkullojnë idetë e presidentit kuisling të vendit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq, për ndryshimin e kufijve të Kosovës.

Ndaj, dështimi tij është aq i madh e lapidar, saqë po të kishte sadopak ndërgjegje dhe ndjesi morale, vetë presidenti i shitur e kuisling, Hashim Thaçi do të ishte e udhës që përfundimisht të jepte dorëheqje nga detyra e të parit të shtetit, dhe të gjitha postet politike në vend. Kjo edhe për faktin se me çmenduritë e tij, për ndarjen e Kosovës,kuislingu Hashim Thaçi i shkaktoi shtetit tonë aq shumë probleme në rrugëtim, saqë në vend të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar, ai shkaktoi degradim të plotë dhe tërheqjen e njohjeve nga shtete të ndryshme ndërkombëtare”, ka potencuar Qarri. “Shkaku i çmendurive të tij, Kosova pas më shumë se 11 vjetëve të pavarësisë, po përjeton momentet më të rënda dhe në vend që të shënonim perspektiva të reja, shteti i udhëhequr nga Hashim Thaçi po hedh hapa prapa,por megjithatë askush nuk mban përgjegjësi dhe që të gjithë e fshehin kokën si struci në rërë. Për aq më keq, jo vetëm se askush nuk jep përgjegjësi për këtë dështim dhe zmbrapsje të Republikës tonë, por, në fakt, nuk dihet se çka bën as kjo Ministri e Punëve të Jashtme me Behgjet Pacollin në krye, por edhe Hashim Thaçin si president, çfarë bëjnë gjithë ata ambasadorë, konsuj e staf përcjellës anembanë botës, që paguhen me paga të majme nga taksapaguesit e varfër të Kosovës, shpenzojnë buxhete të mëdha e marramendëse dhe në fund, përsëri nuk ua dëgjon zërin kurrë?!”, vijoi më tej ai. Sipas Qarrit, vërtet ky është edhe debakli më i madh për diplomacinë dhe politikën që ndjek shteti ynë, nën dirigjimin e oligarkëve, të cilët kanë vetëm një qëllim-t’i mbushin sa më shumë kontot e veta, atje ku i kanë të fshehura me gjasë në parajsat fiskale. “Kjo kastë jomiqësore-pushtetarësh kusarë, që padrejtësisht është instaluar në krye të pushtetit të inkriminuar dhe të korruptuar deri në fyt, të shitur dhe vasalë të Serbisë e Rusisë, përditë e më tepër po dëshmohet e gatshme ta dëmtojë deri në fund dhe në të gjitha format e mundshme shtetësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit që e përfaqësojnë, me qëllimin final, për zhbërjen e tërësishme të shtetësisë së Kosovës”, vlerësoi Gani Qarri.

Image
Reshat Badallaj

 Badallaj: Për të shpëtuar bishtin nga Gjykata Speciale, dëshirojnë të copëtojnë pikë e pesë vendin!

“Sebep i mosnjohjeve të Kosovës dhe atyre shtetet që i ranë pishman, është pazari i kryekuislingëve dhe pazarxhinjve për interesa të tyre personale, është Hashim Thaçi, bashkë me ortakët e tij, si Aleksandar Vuçiqi, Edvin kanabisi dhe njeriu i Jovica Stanishiqit, Baton Haxhiu. Vetëm mendoni se sa prapa e kanë sjellë vendin nga kjo kope hajnash, tradhtarësh dhe banditësh. Kosova e përgjakur nga kasapët e Serbosllavisë, i harruan masakrat, krimet, dhunimet nga këta të pafytyrë dhe nga këta kryebanditë dhe vetëm e vetëm për para të majme dhe për të shpëtuar bishtin nga Gjykata Speciale, dëshirojnë të copëtojnë pikë e pesë vendin.

Ndryshimi i kufijve u kundërshtua nga vendet më të fuqishme dhe nga miqtë më besnikë, sepse është rreziku më i madh dhe një gjakderdhje e re. I pangopur nga këta krye-idiotë me gjakun e vendit, kanë zgjedhur dyzen ahengjet, me kasapët dhe kriminelët serbo-çetnikë, hanë e pinë dhe shkelin në gjakun e popullit të vendit. Ky grup banditësh e kanë kapur në dorë vendin dhe na bënë horë para botës me njerëz të paaftë, të papërvojë, të pashkollë dhe luajnë me fatin e popullit, që e morën në qafë vendin dhe popullatën e Kosovës. Qëllimisht e kanë vënë në krye të diplomacisë, merreni me mend, një prorus dhe proserb.

Kjo bandë banditësh të shkapërderdhur nëpër botë, si ambasadorë,konsuj dhe kinse një armatë që shpenzojnë buxhetin e shtetit, që janë të lidhur lloj-lloj familjarë të tyre duke harxhuar buxhetin e shtetit dhe nuk dëgjohen fare dhe nuk lëvizin për të mirën e vendit, sepse këta nuk dinë as alfabetin! Në këtë bandë është edhe Shpend Jahti”, ka thënë analisti Reshat Badallaj-Zhuriani për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)