Policia jep detaje për gjuajtjen me armë në Podujevë

  • 24 April 2019 - 09:01
Policia jep detaje për gjuajtjen me armë në Podujevë

Mbrëmjen e së martës në fshatin Sibovc të Podujevës ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri. Sipas informatave të para të policisë, persona të panjohur kanë gjuajtur me armë në drejtim të një veture

Lexues të medias kanë dërguar foto dhe video në redaksi, ku shihet se vetura është goditur nga disa plumba.

Ndërkaq rastin për median e ka konfirmuar edhe Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 22:30 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në fshatin Sibovc të Podujevës. Sipas informatave fillestare dyshohet se me armë zjarri është shtënë në drejtim të një automjeti  Golf VII, i cili po qarkullonte në drejtim të Podujevës.  Automjeti është konfiskuar nga ana e policisë për ekzaminim, ndërkohë që hetuesit policor në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë përkatëse janë duke punuar në ndriçimin e kësaj ngjarje”, ka thënë Ahmeti.

(Kosova Sot)