Kosovës i duhet domosdo një Vetting urgjent për drejtësinë

  • 24 April 2019 - 09:33
Kosovës i duhet domosdo një Vetting urgjent për drejtësinë

Sipas të anketuarve, vettingu është më së i nevojshëm për drejtësinë kosovare dhe jo vetëm, sepse përmes këtij sistemi bëhet rivlerësimi tërësor i gjyqtarëve dhe prokurorëve me qëllim rritjen profesionale të tyre dhe luftimin e korrupsionit
Eshref Memaj mendon se për ta rritur besimin te qytetarët për kryerjen e punëve me ndershmëri, sigurisht se është i nevojshëm një vetting dhe ai duhet të startojë menjëherë.
Valbona Musliu thekson se vettingu është më së i nevojshëm për drejtësinë kosovare dhe jo vetëm, sepse përmes këtij sistemi bëhet rivlerësimi tërësor i gjyqtarëve dhe prokurorëve me qëllim rritjen profesionale të tyre, luftimin e korrupsionit.

Ilir Bladedaj thotë se vettingu duhet njëherë e përgjithmonë të bëhet për të gjithë zyrtarët shtetëror nga viti 2000 e deri me sot. “Është e domosdoshme për ta kthyer besim në institucione edhe në politikëbërje”.
Haxhi Avdyli thekson se vettingu i gjyqësorit është më se i nevojshëm për të larguar të korruptuarit e këtij sistemi. “Sistemi drejtësisë ka nevojë për njerëz të drejtë. Përparimi i këtij shteti varet se a kemi njerëz në gjyqësor me duar të pastra”.

(Kosova Sot)