Blerim Latifi një këshillë për Gent Cakajn

  • 24 April 2019 - 09:54
Blerim Latifi një këshillë për Gent Cakajn

Këshilltari i kreut të Kuvendit, Blerim Latifi ka një këshillë Gent Cakajn rreth shkrimeve të mediave se ministri i Punës së Jashtme të Shqipërisë, ka vendosur të dërgojë diplomatë kosovarë si të Shqipërisë, tek të gjitha vendet që nuk e kanë njohur Kosovën.

Blerim Latifi ka shkruar një këshillë për Gent Cakajn, që është ministër i Jashtëm i Shqipërisë që të mos lejojë që këta diplomatë kosovarë që po i dërgon në vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, në emër të Shqipërisë, të jenë njerëz që politikanët e fuqishëm të Kosovës i delegojnë nga farefisi i tyre.

“Një këshillë për Gentin

Ministri për Punë të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka vendosur që në çdo vend që nuk e njeh Kosovën, të dërgoj diplomatë kosovarë si diplomatë të Shqipërisë, po thonë mediat.

Një këshillë për Gentin : mos lejo që këta diplomatë të jenë njerëz që politikanët e fuqishëm të Kosovës i delegojnë nga farefisi i tyre.

Shtetet moderne bëhen me njerëz që mbështetën në meritokraci profesionale, e jo me njerëz që të vetmet merita i kanë ose lidhjet e gjakut me ata që janë në pushtet, ose marrjen e shpërblimit për ndonjë votë të vjedhur diku, gjatë zgjedhjeve.

Meritokracia profesionale mund të sjell rezultate pozitive.

Ndërkaq, meritokracia farefisnore e ka të sigurtë vetëm një rezultat : turpnimin diplomatik të Kosovës dhe Shqipërisë bashkë.

Filozofia mund të durojë shumë gjëra, veç injorancën dhe budallakun asnjëherë!”, ka shkruar Latifi.

(Kosova Sot)