Gjendet personi që ishte zhdukur në Pejë

  • 24 April 2019 - 10:43
Gjendet personi që ishte zhdukur në Pejë

Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni Policor në Pejë, më 22 prill ka pranuar informatë nga vëllai i viktimës, se me datën 20 prill rreth orës 11:30 viktima është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Hetuesit e Stacionit Policor në Pejë kanë punuar intensivisht, pasi që është marrë përshkrimi i viktimës nga familjarët, për ta gjetur personin e paraqitur të zhdukur.

Pas një bashkëpunimi me të gjitha rajonet e Policisë së Kosovës është arritur të identifikohet dhe të gjendet personi i zhdukur. I njëjti është intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë dhe nuk ka dhënë ndonjë indikacion se ka pasur presion apo shtytje nga dikush për largimin e tij nga shtëpia. I njëjti pas intervistimit është kthyer në shtëpi.

(Kosova Sot)