Shqipëria paralajmëron Blerim Devollin e Rrahim Pacollin – Gent Cakaj ua dërgon porosinë

  • 24 April 2019 - 10:51
Shqipëria paralajmëron Blerim Devollin e Rrahim Pacollin – Gent Cakaj ua dërgon porosinë

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj u bëri thirrje disa prej konsujve të nderit që veprojnë në Shqipëri, të dorëzojnë targat e tyre diplomatike me të cilat lëvizin krejt lirshëm me privilegje të veçanta, në atë që e quajti si rasti më unik në Europë e mbase edhe në botë. Por, targat nuk i kanë dorëzuar 2 biznesmenët, Blerim Devolli dhe Rrahim Pacolli.

Cakaj ka deklaruar se një pjesë e konsujve të nderit nuk i janë përgjigjur thirrjes së dorëzimit të targave. Prandaj, ndaj këtyre do të merren masa për shkak të mosbindjes.

Kështu targat nuk i kanë dorëzuar akoma edhe 2 biznesmenët e njohur në Kosovë: Blerim Devolli dhe Rrahim Pacolli, pasi shihen duke shëtitur me veturat e tyre luksoze në Prishtinë.

“Një pjesë e konsujve të nderit nuk iu janë përgjigjur thirrjes së për të dorëzuar targat e diplomatike. Sot kemi patur një takim me ministrin e Brendshëm për të bërë të mundur tërheqjen e këtyre targave diplomatike”, tha Cakaj, që sipas tij këto targa janë keqpërdorur.

“Tre masa që do të merren shumë shpejtë janë: Lancimi i një aplikacioni celular “Ambasada ime” që përmbanë info mbi secilën ambasadë, çdo shpjegim dhe info për qytetarët, pastaj digjitalizimi i shërbimeve konsullore, të vulës apostile, procesi E-visa për të shqyrtuar vizat elektronike, grupet e punues janë aktive në këtë drejtim dhe rritja e numrit të konsullatave nëpër botë që do të bëhen në bashkëpunim me Kosovën”, ka thënë Cakaj.

Ai ka treguar se cilat masa janë marrë deri më tani.

“Shkarkimi te emëruarve jashtë sistemit në shërbimin tonë diplomatik. Jemi në proces jo vetëm të rregullimit të këtyre problemeve por edhe të ligjit, që ta sjellë forcimin e pasaportës shqiptare në përputhje me standardet më të larta evropiane dhe marrja e privilegjeve nga targat diplomatike të konsujve të nderit”, ka shtuar ministri Cakaj në emisionin ‘Opinion” përball Blend Fevziu.

(Kosova Sot)