“Nuk mbushej dot me frymë”, bashkëshorti tregon momentet e fundit të Rexhinës

  • 24 April 2019 - 12:05
“Nuk mbushej dot me frymë”, bashkëshorti tregon momentet e fundit të Rexhinës

Bashkëshorti i 25-vjeçares e cila vdiq pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë, është shprehur se Rexhina u ka thënë mjekëve se nuk mbushej dot me frymë. 

Teksa ndodhet në protestë me familjarët që mbajnë edhe foshnjën në krahë, përpara Gjykatës së Elbasanit, Algert Debrova ka treguar se mjekët nuk i kanë kushtuar rëndësi Rexhinës dhe kanë vazhduar punën e tyre të qetë.

I tronditur ai thotë se mjeku anestezist i ka bërë thjesht gjilpërën, të shoqës së tij të ndjerë dhe më pas është larguar nga salla.

“Rexhina u tha mjekëve se nuk po mbushej dot me frymë. Mjekët vazhduan të qetë. Anestezisti i bëri gjilpërën dhe u largua nga salla. Është ndjekur me mjek gjatë shtatzënisë,”- shprehet ai. 

Debrova dhe familjarë e rexhinës ndodhen ditën e sotme në protestë përpara Gjykatës së Elbasanit. Sot pritet të jepen masat për 4 mjekët e ar.restuar një ditë më parë, për pakujdesi ndaj 25-vjeçares Rexhina Debrova.

Rexhina ndërroi jetë një orë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë. Sipas ekspertziës, 25-vjeçarja vdi.q si pasojë e koagulimit, mpiksja e gja.kut në vena.

(Kosova Sot)