KQZ nuk i certifikon kandidatët e Listës Serbe

  • 24 April 2019 - 12:09
KQZ nuk i certifikon kandidatët e Listës Serbe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në të cilën është marrë vendimi për kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet që do të mbahen më 19 maj në veri.

Në mbledhjen e sotme ishin të pranishëm 9 anëtarë të KQZ-së. 

Me 7 vota për dhe dy abstenime (nga Vetëvendosje), kandidatët e Listës Serbe nuk janë certifikuar. Kjo nuk ishte e mjaftueshme që kandidatët ë Listës Serbe të certifikohen, pasi në këtë rast duheshin 8 vota “pro”.

(Kosova Sot)