Aksident i rëndë në Itali: Vdes 26-vjeçari shqiptar, plagosen dy të tjerë

  • 24 April 2019 - 12:50
Aksident i rëndë në Itali: Vdes 26-vjeçari shqiptar, plagosen dy të tjerë

Tre shqiptarë janë përfshirë në një aksident tragjik në Itali.

Viktimë e aksidentit mbeti një 26 vjeçar shqiptar, me inicialet K.E.

Ndërsa drejtuesi i mjetit, 26-vjeç dhe vëllai i viktimës, 19 vjeç, ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, por mendohet se ka qenë shpejtësia e lartë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 01:00 të së mërkurës në rrugën John Kennedy në Pianvallico, Firence.

Sipas informacioneve paraprake makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. 

Dy të rinjtë e aksidentuar janë dërguar në spitalin Borgo San Lorenzo.

Në vend mbërritën katër ambulanca, karabinierët dhe zjarrfikësit që punuan për nxjerrjen e tre të plagosurve shqiptarë nga makina.

(Kosova Sot)