Kelmendi: Dekriminalizimi, i domosdoshëm

  • 24 April 2019 - 15:12
Kelmendi: Dekriminalizimi, i domosdoshëm

Analisti Naim Kelmendit thekson se Vetting-u i mbikëqyrur nga ndërkombëtarët është i pashmangshëm për sistemin e drejtësisë, sidomos në prokurori e gjyqësor, mbase dhe me detyrim ndërkombëtar që t’u kërkojë institucioneve të drejtësisë dhe politikës që sidomos në vitin 2018 ta bëjnë Ligjin për Vetting-un.

“Është e vetmja mundësi dhe imanente për dekriminalizimin e plotë të të gjitha instancave të shtetit të Kosovës, duke filluar nga sistemi i drejtësisë i tejdegraduar, pastaj edhe në institucionet tjera”, ka theksuar ai.

“Në shtetin ku nuk sundon ligji dhe e drejta mungon perspektiva edhe e zhvillimit ekonomik edhe të tjera dhe kjo edhe në Kosove derisa institucionet e drejtësisë sfidohen nga kapja e politikës së inkriminuar dhe korrupsionit nuk mund të ketë rend dhe sundim të ligjit, ngase edhe më tutje në institucionet e shtetit po sundojnë krimi i organizuar dhe korrupsioni që janë bërë gangrenë e shoqërisë së pasluftës”, u shpreh për “Kosova Sot” analisti Kelmendi.

(Kosova Sot)