Holanda rrethon fushat me tulipanë që të mos shkelen nga vizitorët

  • 24 April 2019 - 15:37
Holanda rrethon fushat me tulipanë që të mos shkelen nga vizitorët

Rrethoja dhe pankarta janë vendosur rreth fushave me tulipanë në Holandë në përpjekje për t’i mbrojtur lulet e famshme nga shkeljet e vizitorëve, të cilët shpesh hyjnë në këto fusha për të bërë fotografi.

Turistët janë parë duke i shkelur lulet për t’i bërë fotografitë e dëshiruara dhe duke u ulur mbi to, me ç’rast i kanë thyer dhe dëmtuar në masë të konsiderueshme.

Simon Pennings, një nga kultivuesit e tulipanëve në rajonin jugperëndimor të Holandës, ishte njeriu i parë që e ndërtoi një rrethojë në fushën e tij të luleve. Në rrethojë ai e vendosi një pankartë, në të cilën shkruhet: “Kënaquni me lulet, respektojeni krenarinë tonë”.

“Ata janë shumë të pakujdesshëm. Neve na vizitojnë shumë njerëz, të cilët janë shumë të mirë, por ata rrafshojnë gjithçka. Vitin e kaluar pata dëme prej 10 mijë eurosh. Ata dëshirojnë të bëjnë “selfie” me çdo kusht”, tha Pennings për turistët.

Nicole van Lieshout nga zyra lokale për turistë tha se një grup i 40 vullnetarëve do të ligjërojnë para turistëve lidhur me historinë e fushave me tulipanë. Ajo tha: “Viteve të fundit, numri i turistëve është rritur vazhdimisht. Të gjithë dëshirojnë ta bëjnë fotografinë e përkryer. Duket se ata po mendojnë se këto fusha janë bërë vetëm për ta”, shkruan “The Guardian”

(Kosova Sot)