Erdogani sulmon Francën për të vërtetën e gjenocidit armen

  • 24 April 2019 - 15:51
Erdogani sulmon Francën për të vërtetën e gjenocidit armen

“Ata të cilët i mbajnë ligjërata Turqisë për të drejtat e njeriut, demokracinë, çështjen e armenëve dhe luftën kundër terrorizmit të gjithë kanë histori të përgjakshme”, tha Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Ata që nxisin telashe me të ashtuquajturin gjenocidi armen, në veçanti Franca nuk shqetësohen për të vërteten, tha president i Turqisë të mërkurën.

“Kur gërmojmë thellë nëpër gjenocide, masakra dhe shkeljen e të drejtave të njeriut, vërejmë të njëjtat shtete që bëjnë zhurmë për demokraci dhe liri”, i tha Recep Tayyip Erdogan një simpoziumi mbi arkivat dhe kërkimet historike në kryeqytetin Ankara.

“Arkivat turke janë plotësisht të qasshme”, tha Erdogan duke bërë thirrje armenëve dhe palëve të treta që të bëjnë kërkime mbi ngjarjet e gjenocidit të vitit 1915.

Erdogani po ashtu tha se asnjë grup apo shtet nuk ka mundur të vërtetojë pretendimet për ngjarjet me armenët nga provat e arkivave.

Turqia kundërshton prezentimin e incidenteve si gjenocid por i përshkruan ngjarjet si një tragjedi në të cilën dy palët kanë pasur dëme, shkruan “TRT”.

(Kosova Sot)