Kosovaret e kthyera nga Siria fanatike të mbulesës edhe avokatet i kanë femra

  • 24 April 2019 - 16:38
Kosovaret e kthyera nga Siria fanatike të mbulesës edhe avokatet i kanë femra

Në Gjykata Themelore e Prishtinës, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka pasur punë dje e sot me disa nga zonjat e kthyera nga Siria. 11 prej 32 sa u kthyen të premtën mbrëma në Kosovë janë intervistuar dje në Gjykatë. Sot ndërkaq para trupit gjykues dolën edhe 6 të kthyera ndërisa gjatë ditës pritet të  intervistohen edhe 11 gra . Por a i hoqën burkat gjatë intervistimit dhe pse të gjitha i kanë avokatet gra?

Me kërkesë të Prokurorisë Speciale dje Gjykata mori vendim për masën e arrestit shtëpiak ndaj 11 grave të kthyera nga Siria. Dyshohet se këto gra nga viti 2014 e deri më 20.04.2019, kanë qenë në zonën e konfliktit Siri-Irak. Ato po hetohen për veprat penale: Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

Në një bisedë për median avokatja Fehmije Gashi-Bytyçi tha se gratë as në intervistim nuk i kan hequr burkat.

“Jo nuk i kan hequr, është pjesë e veshjes së tyre”, tha ajo.

Por kështu nuk ka ndodhur me gratë e nacionaliteteve të tjera të liruara nga ISIS. Mediat botërorë raportuan se pas lirimit nga kjo organizatë terroriste, këto gra dogjën burkat dhe ndezën cigare.

Dje gjatë ditës teksa kanë shkuar në Gjykatë gratë kosovare përvec që kanë mbajtur burka janë parë të shoqëruara nga avokate femra.

Ndërsa, kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli, tregoi pse këto gra kanë mbrojtëset gra dhe jo meshkuj.

“Për shkak të ndjeshmërisë që të komunikojnë më lirshëm, jo për asye të tjera. Janë femra, prej një vendit ku ka pas zona të luftës dhe më lehtë komunikojnë- ndoshta kanë edhe diçka më shumë për të treguar që nuk do të mund ta tregonin në rast se avokati do të ishte mashkull”, tha Havolli.

Ndryshe, masa e arrestit shtëpiak prej një muaji u caktua ndaj këtyre grave:

B., F.D., F.L., N.H., A.Z., V.K., H.K., L.L., S.S.,  M.A. , V.B., F.D., F.L., N.H., A.Z., V.K., H.K., L.L., S.S. dhe M.A.

Pas 72 orëve në qendrën e mbajtjes për të Huaj në Vranidoll 32 gratë e kthyera nga Siria bashkë me 74 fëmijë u liruan për në shtëpië e tyre.

Ndërsa ndaj katër burrave që cilësohen me rrezikshmëri të lartë është caktuar nga një muaj paraburgim.

Në Siri vazhdojnë të jenë 30 luftëtarë, 49 gra dhe 8 fëmijë të cilët autoritetet kosovarë po pretendojnë t’i kthejnë në Kosovë. 

(Kosova Sot)