Ja momenti tragjik që ia mori jetën 27 vjeçarit nga Mitrovica

  • 24 April 2019 - 17:12
Ja momenti tragjik që ia mori jetën 27 vjeçarit nga Mitrovica

Një 28 vjeçar nga Mitrovica humbi tragjikisht jetën të hënën derisa puntonte  bashkë me disa shok të tij tek ish-objekti i hotel ‘Adriatikut’.

Një video tregon momentin tragjik të shembjes së ndërtesës së ish-hotelit ‘Adriatiku’, moment i cili ka qenë edhe fatal për jetën e të riut nga Mitrovica.

Për rastin tragjik foli edhe nëna e të ndjerit e cila tregoi si u përshëndet me të birin, ndërsa ka treguar se i biri nuk ka pasur sigurim në punë dhe ka shtuar se paguhej 10 euro në ditë. 

Zyrtarë të Komunës së Mitrovicës, kanë konfirmuar se punimet në ndërtesën e ish-hotel Adriatikut ishin duke u zhvilluar pa lejen e autoriteteve komunale.

Ndërkohë janë ndaluar nga policia dy persona lidhur me këtë rast, punëdhënësi dhe punëkryerësi në objektin e ish-hotelit.

Viktima V.B është varrosur të martën në Mitrovicë, ndërkohë familjarët e tij kanë vendosur që të falin gjakun.

(Kosova Sot)