Salihaj: Ramush Haradinaj ia plotësoi orekset Shpend Ahmetit, për me mbajt qeverinë në këmbë

  • 24 April 2019 - 17:33
Salihaj: Ramush Haradinaj ia plotësoi orekset Shpend Ahmetit, për me mbajt qeverinë në këmbë

Januz Salihaj ka dhënë dorëheqje nga AAK-ja. Ai ka akuzuar kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj se ka bërë marrëveshje me Shpend Ahmetin, për shkak se sipas tij qeverisë “Haradinaj” i duhen numrat e PSD-së për ta mbajtur në këmbë pushtetin.

“Nga mosreflektimi kam prit 2 muaj e diçka dhe vendosa të largohem Skam pas reagim nga kryesia, heshtja nënkupton aprovim”, tha Salihaj.

Dorëheqjen e tij e lidhi me politikë nacionale. 

“Kemi të bëjmë me një shtet që është kapur nga individë dhe mosreagimi i kryetarit thotë shumë. Jam shoku qysh ai se ka thënë asnjëfjalë u bë për shkaqe politike, mi plotësu oresket e Shpend Ahmetit”, tha ai.

“I vyn një votë e Shpend Ahmetit me mbajt qeverinë në këmb, çështje e numrave”, tha Salihaj që së fundmi u shkakrua nga pozita e drejtorit të Arsimit në Prishtinë.

(Kosova Sot)