Nga Zvicra në Itali me 2 mln euro kokainë, arrestohet 33 vjeçari shqiptar me gruan

  • 24 April 2019 - 17:37
Nga Zvicra në Itali me 2 mln euro kokainë, arrestohet 33 vjeçari shqiptar me gruan

Një sasi e madhe droge e llojit kokainë u sekuestrua nga policia në Ticino të Italisë, duke çuar në pranga një çift shqiptar.

Mediat italiane shkruajnë se sasia e drogës u konfiskua dje rreth orës 5 të mëngjesit në një makinë me targa gjermane, teksa po kalonte pikën doganore “San Pietro di Stabio”, e cila lidh Italinë me Zvicrën.

Makina drejtohej nga një 33 vjeçar shqiptar, banues në zonën e Vareses dhe një 22 vjeçare shqiptare që jeton në Shqipëri. 

Kërkimi i plotë i makinës bëri të mundur zbulimin e sasisë së konsiderueshme të drogës. Lënda narkotike ishte e ndarë në 17 pako me një peshë totale mbi 19 kg.

Lënda narkotike ishte fshehur në një fund të dyfishtë në pjesën e përparme të makinës, e cila u zbulua fal qenve antidrogë.

Mediat lokale italiane shkruajnë se vlera e sasisë së drogës është rreth 2 milionë euro.

Çifti ka përfunduar në qelitë e paraburgimit për shkelje të rëndë të ligjit për narkotikët. 

(Kosova Sot)