Gjendja e tmerrshme në kampet e ISS, dy gra kosovare përfunduan në QKUK

  • 24 April 2019 - 17:44
Gjendja e tmerrshme në kampet e ISS, dy gra kosovare përfunduan në QKUK

Pavarësisht deklaratave që gratë e kthyera nga Siria thonë se “në kampin e zonave të konfliktit nuk ishte keq”, po del të jetë e kundërta. Këtë e vërteton gjendja shëndetësore e grave ku dy nga to përfunduan në QKUK dhe vazhdojnë të trajtohen aty.  

Si pasojë e kushteve të dobëta socio-ekonomike, konkretisht niveli i ulët i higjienës, të dyja kanë pësuar infeksione të ndryshme. Këto dy gra nuk kanë dëshmuar në Gjykatë në dyshimet për pjesëmarrje në luftëra të huaja sepse gjendjen shëndetësore nuk e kanë të mirë.

Dy nga 30 gratë e kthyera nga Siria për në Kosovë gjatë ditës së premte që e lamë pas, gjenden në QKUK duke u trajtuar.  Ato nuk kanë mundur që të marrin pjesë në seancat dëgjimore që po mbahen në Gjykatën Themelore të Prishtinës, departamentin për krime të rënda.

Gjendja shëndetësore e këtyre dy grave të riatdhesuara sipas avokatëve që po merren me rastin e tyre, është stabile. Ndërkohë intervistomi i tyre pritet që të bëhet ditëve në vijim. 

Se këto dy gra janë në QKUK, kanë deklaruar avokatet të cilat kanë mborjtur klientët e tyre në seancën e mbajtur sot në Themeloren e Prishtinës.

Ndërkohë sot, në Gjykatën Themelore të Prishtinës është mbajtur dita e dytë e seancave dëgjimore ku gratë e kthyera nga Siria janë deklaruar para trupit gjykues në prezencë të avokateve.

Për 30 gra, Prokuroria e Shtetit ka kërkuar arrest shtëpiak.

Ndërkohë sipas mbrojtjes, kufizimi i lirisë së këtyre grave do të ndikonte negativisht në risocializimin dhe kujdesin për vetën dhe fëmijët e tyre. Gratë, që ishin në pesën e 110 kosovarëve që shteti i Kosovës i ka kthyer në vend javën që shkoi, dyshohet të kenë kryer veprën penale pjesëmarrje dhe organizim në grupin terrorist.

(Kosova Sot)