Ja kush e thotë: Në veri të Kosovës bëhen pazaret e rrezikshme me kriminelët serbo-çetnik

  • 24 April 2019 - 19:11
Ja kush e thotë: Në veri të Kosovës bëhen pazaret e rrezikshme me kriminelët serbo-çetnik

Veriu i vendit tash e një kohë të gjatë vazhdon të mbetet tema më e nxehtë në Kosovë. Analistët dhe njohësit e sigurisë vazhdimisht kanë paralajmëruar se situata në këtë pjesë vazhdon të mbetët jo e mirë, ku sipas tyre veriu i vendit vazhdon të jetë kontrollin e grupeve kriminale, pjesë në të cilën po bëhen pazare të rrezikshme.

Analistët kritikojnë edhe pushtetarët kosovarë të cilët deri më tani ende nuk kanë marr guximin që ta vizitojnë veriun e Kosovës. 

Analisti politik, Reshat Badallaj-Zhuriani për gazetën “Kosova Sot” është shprehur se Veriu i Kosovës është duke u përballur më një erë të fortë si dhe është e rrethuar nga kriminelët. 

Image
Reshat Badallaj

“Për Veriun e vendit është duke fry veriu i sert, mjerisht Prishtina nuk ka kurrfarë qasje në këtë pjesë të vendit. Ç´është e vërteta, vetëm se popullit i hedhin pluhur syve, populli për të mashtruar popullin dhe as de jure dhe as defakte nuk kanë në dorë asgjë. Cila është e vërteta? Kosova në këtë pjesë është në dorën me të egër dhe është me kriminel të kanaleve të nëntokës kriminale”, tha Badallaj-Zhuriani.

“Diçka duhet t’i them publikisht popullit dhe e them pa pike frike, se rrjeti me kriminel, rrjeti i kanalës së nëntokës kriminele e kanë në dorë këtë pazar dhe këta pa më të voglin dyshim këta janë duke bashkëpunuar me kriminelët serbo-çetnik, këta kryevagabondë të majave të shtetit”, është shprehur Badallaj.

Më tej, ai për Veriun e Kosovës thotë se ka qenë një lloj “qypi” për politikanët tanë sepse ata krahas kësaj kanë siguruar pasurinë për plot vite më radhë. 

“A e dini se këta maja të shtetit pra kryekriminelët ndajnë me qindramiliona për arin e zi dhe e ndajnë pazarin bashkë. A e dini se ky rrjet kryebanditësh, a e dini se si u pasuruan dhe siguruan pasuri për njëzetë-tridhjetë breza dhe janë bërë supërmilionerë. Po a e dini se këta kanë shtruar dyzen ahengu me këta vrasës, me kriminelë dhe takohen me njerzit e krimit që kanë vra, kanë pre me sakicë e hanxhar, kanë dhunuar dhe i harruan të gjitha krimet që nuk i njeh bota e civilizuar dhe e ndajnë hajnin sepse këta janë verbuar”, tha analisti Reshat Badallaj për gazetën “Kosova Sot”.

“Kjo kope banditësh zyrtarisht nuk i vizitojnë që të mos bien në sy të popullit, por ju garantoj se kjo bandë banditësh të majave të shtetit takohen vetëm kur ndajnë pazarin qindramilionësh. Pyetni këta kryebanditë vetëm sa qindra miliona dhe sa maune të arit të zi i kanë. A e dini ju se i konvenon kjo katrahurë dhe kjo të mbetet mjegull sepse nga anët tona thuhet se "UJKU DO MJEGULL"”, u shpreh analisti Badallaj. 

Për fund, ai ka thënë se që të gjitha pisllëqet e pushtetarëve tanë bëhen pas shpinës së popullit.

“Edhe një gjë për të plasur perden syve të popullit, këta kryebanditë rrallëherë bëjnë ndonjë shou kinse po ndodhë diçka dhe pas kurrizit të popullit ndajnë tortën dhe ngrenë dolli "ziveli". Prandaj, kjo specie hajnash që nga pas lufta shpeshherë dhe do të dalin dikur më vonë dhe këta lehaqen do rrahin gjoks se kinse ne do të ishim atje, por e vërteta është ajo se këta janë për hajni dhe u bënë supermilionerë nga leckamanët dhe nuk kishin asgjë pas shpirtit dhe ishin brekëgrisur. Pra, kjo kope hajdutësh janë me hile dhe po e tradhtojnë popullin dhe se do të ikin me damkën e tradhtisë dhe do t´i ndjek dora e mallkimit kudo që të shkojnë....”, përfundoi analisti politik, Reshat Badallaj-Zhuriani për gazetën “Kosova Sot”. 

(Kosova Sot)