Gjyshi hedh nipin dyvjeçar në furrë të nxehtë pasi ‘pa djallin në të’

  • 24 April 2019 - 19:17
Gjyshi hedh nipin dyvjeçar në furrë të nxehtë pasi ‘pa djallin në të’

Një gjysh hodhi nipin e tij dyvjeçar në një furrë të nxehtë pasi siç tha ai, e pa djallin në të.

Djali i paidentifikuar nga Rusia, u shpëtua por është në gjendje të rëndë pasi vuan nga djegie mbi 50% të trupit.

Fëmija po lufton për jetën e tij në koma dhe me një tubë për frymëmarrje, thonë mjekët.

Svetlana Ospennikov, zëdhënëse e një departamenti të shëndetësisë në Omsk të Rusisë, tha: “Fëmija është në kujdes intensiv. Ai është në gjendje të rëndë, dhe është shumë herët për të bërë parashikime.

Thuhet se gjyshi i tij, ishte tmerruar pasi pa ‘djallin’ në sytë e tij dhe e hodhi më pas në furrë të nxehtë.

Policia e ka arrestuar personin në fjalë dhe tha se i dyshuari shtyu fëmijën në furrë me qëllim që ta vriste.

Nëna e tij dhe një i afërt i saj tërhoqën fëmijën jashtë furrës.

Një burim i policisë tha se i dyshuari ishte i dehur.

“Është rasti i dytë rus në tre muajt e fundit, kur një fëmijë digjet nga gjyshërit. Në janar, një foshnje 11 muajshe, vdiq pasi gjyshi i tij e hodhi në furrë”, tha policia.

Image

(Kosova Sot)