13-vjeçarja nga Prishtina i siguron vetë paratë për shërimin që kushton shumë

  • 24 April 2019 - 22:40
13-vjeçarja nga Prishtina i siguron vetë paratë për shërimin që kushton shumë

Yllka Leti nga Prishtina përmes talentit për artin, po ndihmon familjen për mbulimin e shpenzimeve për sëmundjen që ka. Ajo vuan nga Fibroza Cistike (sëmundje që prek organet e brendshme). Terapia e saj është shumë e kushtueshme. Madje, medikamentet për këtë sëmundje nuk gjenden në Kosovë.

Duke qenë se barërat për terapinë e saj janë me kosto të lartë, Yllka me propozimin e mësueses së saj, Valbonës ka vendosur t’i shes pikturat që bën dhe në këtë mënyrë të ndihmojë familjen për blerjen e terapisë.

 Yllka ka rrëfyer për Insajderin se sëmundja e saj është e kushtueshme dhe se po ndjehet mirë që po ndihmon familjen me aftësinë e saj për pikturën.

“Profesoresha Valbonë i ka parë krejt aftësitë e mia dhe i ka lind ideja që unë mi shit pikturat e mija për me ndihmu mi ble barnat dhe kështu deri sot nuk kisha mundur me ia dalë pa ndihmesën e profesoreshës”, ka thënë Yllka.

(Kosova Sot)