Politika, e zhytur thellë në mafinë e ndërtimit

  • 25 April 2019 - 07:35
Politika, e zhytur thellë në mafinë e ndërtimit

Guraziu: Janë pushtetarët e niveleve të larta, ata që qëndrojnë pas shumicës së ndërtimeve të larta në Kosovë, e me theks të veçantë në Prishtinë

“Ka kohë që, sidomos Prishtinën, e ka varrosur tërësisht kaosi ndërtimor, ndërsa, përkundër të gjithave, kryetarit Shpend Ahmeti dhe klanit të tij u interesojnë vetëm përfitimet korruptive nga ofrimi dhe shitja e lejeve të ndërtimit, si dhe ‘talli’ që ata e ndajnë me investitorët, kryesisht të dyshimtë. Për aq më keq, nga ndërtimet pa asnjë kontroll dhe përmbushje kriteri, në Kosovë rrezikohen edhe jetët e qytetarëve nga ndonjë tërmet sado i vogël qoftë ai, pasi mafia ndërtimore, sidomos në kryeqytet, ka ndërtuar me të madhe,por në shumicën e ndërtimeve duke mos përfillur asnjë kriter profesional.

Kështu që, është krijuar një pasiguri aq e madhe në fushën e ndërtimeve, saqë objektet e ndërtuara para lufte mendohet të jenë shumë më të sigurta se objektet e reja, sepse këto të rejat janë ndërtuar pa asnjë kontroll e mbikëqyrje, ashtu siç kanë dashur vetë nëntoka kriminale me pushtetarët e inkriminuar, pasi në shumicën e rasteve aksionarë dhe pronarë të tyre janë vetë pushtetarët e niveleve më të larta në Kosovën e kriminalizuar gjithanshëm nga mafia politike”, thotë analisti Gani Qarri për “Kosova Sot”

Ndërtimi në Kosovë është bërë një ndër bizneset më kriminale, për shkak të orekseve e pangopësisë se pushtetit të korruptuar,si në nivelin komunal ashtu edhe në atë qendror, që në vend se të zbatojë ligjin, angazhohet vetëm për të zhvatur e për të përfituar në mënyrë të paligjshme,thonë analistët. Në çdo qytet në Kosovë, por sidomos në Prishtinë, si kryeqytet, rrallë gjen një objekt ku të mos përfshihet ndonjë aksionar nga emrat e politikës, pushtetit apo familjar e mik i tyre, si dhe nëntoka kriminale e ndërtimtarisë.

Analistët thonë se e ka varrosur Prishtinën kaosi ndërtimor, ndërsa kryetarit Shpend Ahmeti dhe klanit të tij u interesojnë vetëm përfitimet korruptive nga dhënia e shitja e lejeve të ndërtimit, nga "talli" që e ndajnë me investitorët kryesisht të dyshimtë. Sipas analistëve, në Kosovë rrezikohen jetët e qytetarëve edhe nga ndonjë tërmet fare i vogël, pasi mafia ndërtimore, sidomos në kryeqytet, ka ndërtuar me të madhe shumicën e ndërtimeve duke mos përfillur asnjë kriter profesional.

Sipas analistëve, e kemi një gjendje kaotike në fushën e ndërtimeve, ku objektet e ndërtuara para luftë janë shumë më të sigurta se objektet e reja, sepse këto të rejat janë ndërtuar si kanë dashur vetë nëntoka kriminale me pushtetarët e inkriminuar, e ku në shumicën e rasteve aksionarë/pronarë të tyre janë pushtetarët e niveleve të larta në Kosovë. Analistët dyshojnë se janë pushtetarët e niveleve të larta ata që qëndrojnë pas shumicës së ndërtimeve të larta në Kosove, e me theks të veçantë në Prishtinë, ku kryetari Shpend Ahmeti pa asnjë problem apo refuzim ua lëshon lejet ndërtimore kolegëve të PAN-it, ua pranon heshtjen administrative te 40 katet, sigurisht duke marre shërbime nga pushteti qendror si kompensim, përfshirë edhe postin e bashkë-koordinatorit për dialogun me Serbinë.

Image
Ragip Guraziu

Gjendje kaotike

Analisti Ragip Guraziu thekson se pangopësia e ndërtimeve në Kosovë është bërë “egjeli” i qytetarëve të Kosovës. “Kështu po rrezikohen jetët e qytetarëve në shumicën e ndërtimeve të larta në Prishtinë, për shkak se ndërtimi është bërë pa kritere profesionale dhe pa kurrfarë cilësie, pasi askush nuk i kontrollon. Janë vetë pushtetarët e niveleve të larta ata që qëndrojnë pas shumicës së ndërtimeve të larta në Kosovë. Tani është bërë ndërtimi në Kosovë një ndër bizneset më kriminale, për shkak të orekseve e pangopësisë së pushtetit të korruptuar,si në nivelin komunal ashtu edhe në atë qendror, që në vend se të zbatojë ligjin angazhohet vetëm për të zhvatur e për të përfituar në mënyrë të paligjshme, që na lë të kuptojmë se në çdo qytet në Kosovë, por sidomos në Prishtinë, si kryeqytet, rrallë gjen një objekt ku të mos përfshihet ndonjë aksionar nga emrat e politikës, pushtetit apo familjar e mik i tyre, si dhe nëntoka kriminale e ndërtimtarisë”, u shpreh ai për “Kosova Sot”.

“Dhe, kështu po e varrosin Prishtinën, kaosi ndërtimor, ndërsa kryetarit Shpend Ahmeti dhe klanit të tij i interesojnë vetëm përfitimet korruptive nga dhënia e shitja e lejeve të ndërtimit, nga ‘talli’ që e ndajnë me investitorët kryesisht të dyshimtë. Ndryshe, në Kosovë rrezikohen jetët e qytetarëve edhe nga ndonjë tërmet fare i vogël, pasi mafia ndërtimore, sidomos në kryeqytet, ka ndërtuar me të madhe shumicën e ndërtimeve duke mos përfillur asnjë kriter profesional”, vijoi më tej Guraziu. “

Sidoqoftë, kemi një gjendje kaotike në fushën e ndërtimeve, ku objektet e ndërtuara para lufte janë shumë më të sigurta se objektet e reja, sepse këto të rejat janë ndërtuar si kanë dashur vetë nëntoka kriminale me pushtetarët e inkriminuar, e ku në shumicën e rasteve aksionarë/pronarë të tyre janë pushtetarët e niveleve të larta në Kosovë...Po janë pushtetarët e niveleve të larta ata që qëndrojnë pas shumicës së ndërtimeve të larta në Kosovë, e me theks të veçantë në Prishtinë, ku kryetari Shpend Ahmeti pa asnjë problem apo refuzim ua lëshon lejet ndërtimore kolegëve të PAN-it, ua pranon heshtjen administrative tek 40 katëshet, sigurisht duke marrë shërbime nga pushteti qendror si kompensim, përfshirë edhe postin e bashkë-koordinatorit për dialogun me Serbinë, që rrezikohen jetët e qytetarëve në shumicën e ndërtimeve të larta në Prishtinë, për shkak se ndërtimi është bërë pa kritere profesionale dhe pa kurrfarë cilësie, pasi askush nuk i kontrollon”, ka theksuar Ragip Guraziu.

Image
Egzon Azemi

Ndërtimi i egër bllokon qytetet

Analisti Egzon Azemi thekson se në Kosovë, por sidomos në kryeqytet, ndërtimi i egër, përveçse po bllokon hapësirat tona të përbashkëta, ato ndërtime që po na shfaqen si kërpudha pas shiut janë arteria e legalizimit të parave të pista të fituara nga droga, armët, prostitucioni e tenderë të ndryshëm. “Nuk ka mënyrë më të mirë për t’i ‘siguruar’ (futur në treg) këto lloj parash sesa në tulla dhe beton, me leje të blera ku gjithçka bëhet nën tavolinë.

Prishtina është katandisur pa plane rregulluese e pa Hartë zonale, por me mbindërtime që ta zënë frymën e që e ngritin qytetin tonë në ranglistat për qytetet më të ndotura në botë. Prishtina, që mandatin e kaluar kur qeverisej nga një Shpend ndryshe, mburrej në ndaljen e këtyre ndërtimeve kriminale, ndërsa sot pothuajse ka zëvendësuar edhe vitet kur për ndërtim kishte kritere, dhe ky zëvendësim u shndërrua në papërgjegjësi e në biznes për përfitime të pushtetarëve”, u shpreh ai.

“Nga mediet u njoftuam se në zonën industriale Prishtinë-Fushë Kosovë është shembur një pjesë e ndërtesës që është në punim e sipër.

Komuna e F. Kosovës ka reaguar duke treguar se kjo ndërtesë gjendet në territorin e Prishtinës. Por Komuna e Inspektorati heshtin. Ndërtime të egra, pa kritere, pa kurrfarë kujdesi. Komunarët po bëhen luanë me ata që s'kanë e lepuj me ndërtuesit e biznesmenët. Kjo papërgjegjësi e ka vetëm një ‘arsye’ fakti që më nuk do të kenë gjasa të fitojnë në Prishtinë e të mbesin në skenën politike po i bënë edhe më të egër në planet e tyre klanore. Por s'do ta kenë gjatë”, ka thënë Azemi për “Kosova Sot”.

Image
Muhamet Kelmendi

Kelmendi: Veprimtari kriminale dhe shkatërrimtare

“Menjëherë pas luftës filloi një veprimtari shumë përfituese, por shumë kriminale për vendin dhe popullin. Veprimtaria u mbështet kryesisht në përfitime nëpërmjet ndërtimit vend e pa vend, jashtë planeve ndërtuese dhe rregulluese të qyteteve. Nuk mbeti asnjë vend ku nuk u fut kriminaliteti në ndërtim. Po në këtë formë dhe mënyrë shumë të dëmshme përfituese, u përqendrua ndërtimi në vendet dhe qytetet ku nuk kishte vend të mjaftueshëm për banim, si në Prishtine, në Ferizaj, në Mitrovicë e buzë rrugëve kryesore duke shkatërruar tokën pjellore, florën e faunën dhe të ardhmen e vendit. Natyrisht se kjo u bë në lidhje të fortë midis ndërtuesve dhe forcave politike, atyre komunale dhe të qeverisë etj.

U ndërtuan ndërtesa e ndërtesa pa rrugë dhe fare pa gjelbërim vend e pa vend. Këtu prin Prishtina. Lagjet e reja janë krejtësisht të mbështetura në përfitime. U ndërtuan me qindra ndërtesa, fshatra banuese, duke shkatërruar tokën dhe kryesisht për përfitime. Kudo ka kriminalitet. Nuk ka rrugë, nuk ka gjelbërim dhe asnjë vend për çerdhe, shkolla”, u shpreh Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot”.

Image
Reshat Badallaj

Badallaj: Rrjeti i bandave sundon shtetin

“Bizneset në Kosovë janë në dorën më të egër dhe më kriminale dhe ky rrjet është i përhapur si vaji në lakra në nivelin qendror, si në lokal, dhe bile në çdo cep të vendit dhe hapur janë nën mbikëqyrjen dhe mbështetet nga bandat dhe kryebanditët e majave të shtetit. Ky rrjet kryebanditësh të kanaleve të nëntokës kriminale janë aq të fuqishëm, saqë ia kanë mbyllur frymën të gjithë ekonomisë së Kosovës dhe se nuk kanë mundësi bizneset e tjera.

Ky rrjet kryebanditësh të majave të shtetit nuk njohin as shtet,as ligje dhe as Kushtetutën e vendit dhe e ndajnë pazarin e pistë dhe pasurohen jashtëligjshëm. Dhe, në qoftë se i thua se ky rrjet kriminel është kryebanditët e majave të shtetit mos u frikoni fare, sepse kryebanditët e majave të shtetit, e gjithë bota e di se këta njihen si kope hajnash. Kryevagabondët e majave të shtetit janë pasuruar jashtëligjshëm duke vjedhur buxhetin e shtetit.

Kryebanditët e majave të shtetit janë të organizuar shumë, janë të kanaleve kriminale, që kanë siguruar pasuri për shumë breza dhe fukarallëku ka prekur mish e asht. Vetëm merrni YRNEK Prishtinën se si bënë katrahurë kjo bandë hajnash, sepse këta kanë që nga moti tinëzisht me të gjitha bandat e tjera dhe kanë bashkëpunuar me bandat serbiane dhe kanë mbushur xhepat”, tha Reshat Badallaj- Zhuriani për “Kosova Sot”.

Image
Florim Zeqa

Zeqa: Pushtetarët prapa ndërtimeve

“Pothuajse në çdo qytet të Kosovës, e në veçanti në kryeqytet, rrallë gjen ndonjë objekt të ri ndërtimor ku nuk janë të përfshirë me aksionet e tyre emrat e pushtetarëve të profilit të lartë, familjarë apo miq të tyre si dhe nëntoka e oligarkisë kriminale. Ndërtimet e egra dhe kriminale janë bërë ndër bizneset më profitabile për shkak të orekseve të pangopshme të pushtetarëve të korruptuar dhe tejinkriminuar kosovarë, të cilët prioritet e kanë përfitimin dhe zhvatjen e organizuar.

Ndërtimet pa kritere dhe pa mbikëqyrje profesionale janë bërë rrezik permanent i jetës së qytetarëve, saqë një tërmet fare i vogël mund të shkaktojë jetën e mijëra qytetarëve në secilin qytet të Kosovës.

Mirëpo, për shkak të mbindërtimeve pa leje, situata më kaotike është në komunën e Prishtinës....ku kryetari Shpend Ahmeti pa përfillur asnjë kriter dhe pa refuzuar asnjë kërkesë të kolegëve të PAN-it, duke marre shërbime nga pushteti qendror si kompensim, përfshirë edhe postin e bashkë-koordinatorit për dialogun me Serbinë në Bruksel, është bërë rrezikuesi i parë i jetës se qytetarëve me ndërtimet e larta pa kritere profesionale dhe pa kurrfarë cilësie shkaku i mungesës së inspektimit dhe mbikëqyrjes profesionale të ndërtimeve”, ka thënë Florim Zeqa për “Kosova Sot”.

Image
Gani Qarri

Qarri: “Tallin” e merr politika kriminale

Analisti Gani Qarri thotë se fatkeqësisht ndërtimi në Kosovën e kriminalizuar është bërë jo vetëm problem shumë serioz, por edhe një ndër bizneset më të zeza e kriminale, si dhe është shndërruar në vendekzekutimin pa paralajmërim të punëtorëve të rinj e të pafajshëm, që punojnë për 8-10 euro ditën,pa asnjë sigurim jetësor as shëndetësor, siç ndodhi rasti i para dy-ditëve në Mitrovicë. “Për shkak të orekseve e pangopësisë së kriminelëve në pushtetin e korruptuar, si në nivelin komunal ashtu edhe në atë qendror, ata në vend se ta zbatojnë ligjin, angazhohen vetëm për të zhvatur e për të përfituar sa më shumë, në mënyrë të paligjshme duke rrezikuar hapur jetën e punëtorëve.

Për pasojë, sot në çdo qytet të Kosovës, e veçanërisht në Prishtinë, si kryeqytet i vendit, rrallë gjen një objekt ku të mos jetë i përfshirë ndonjë aksionar nga emrat e politikës kriminale në vend, pushtetit të korruptuar, apo familjar e mik nga nëntoka kriminale e ndërtimtarisë”, u shpreh ai për “Kosova Sot”. “Ndaj dhe ka kohë që, sidomos Prishtinën, e ka varrosur tërësisht kaosi ndërtimor, ndërsa përkundër të gjithave, kryetarit Shpend Ahmeti dhe klanit të tij u interesojnë vetëm përfitimet korruptive nga ofrimi dhe shitja e lejeve të ndërtimit, si dhe ‘talli’ që ata e ndajnë me investitorët kryesisht të dyshimtë. Për aq më keq, nga ndërtimet pa asnjë kontroll dhe përmbushje kriteri, në Kosovë rrezikohen edhe jetët e qytetarëve nga ndonjë tërmet sado i vogël qoftë ai, pasi mafia ndërtimore, sidomos në kryeqytet, ka ndërtuar me të madhe, por në shumicën e ndërtimeve, duke mos përfillur asnjë kriter profesional.

Kështu që është krijuar një pasiguri aq e madhe në fushën e ndërtimeve, saqë objektet e ndërtuara para lufte, mendohet të jenë shumë më të sigurta se objektet e reja, sepse këto të rejat janë ndërtuar pa asnjë kontroll e mbikëqyrje, ashtu siç kanë dashur vetë nëntoka kriminale me pushtetarët e inkriminuar, pasi në shumicën e rasteve aksionarë dhe pronarë të tyre janë vetë pushtetarët e niveleve më të larta në Kosovën e kriminalizuar gjithanshëm nga mafia politike”, vijoi më tej Qarri. “Madje, është e ditur publike, se pikërisht pushtetarët e niveleve më te larta janë ata që qëndrojnë pas shumicës së mega-ndërtimeve të larta në Kosovë, e me theks të veçantë në Prishtinë, ku kryetari Shpend Ahmeti pa asnjë problem apo refuzim ua dhuron lejet ndërtimore kolegëve të PAN-it,dhe garanton heshtjen administrative tek 40 katëshet, sigurisht duke marrë shpërblimet adekuate nga pushteti qendror si kompensim, përfshirë edhe postin e bashke-koordinatorit për dialogun me Serbinë.

Në këtë mënyrë rrezikohen përditë jetët e qytetarëve në shumicën e ndërtimeve të larta në Prishtinë, për shkak se ndërtimi është bërë dhe vazhdon të bëhet, pa kritere profesionale dhe pa kurrfarë cilësie ndërtimore, pasi ato askush nuk i kontrollon”, ka vlerësuar më tej Gani Qarri.

(Kosova Sot)