Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

  • 25 April 2019 - 09:22
Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Bordi dhe Menaxhmenti i Telekomit raporton para Komisionit Hetimor Parlamentar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

Lëvizja FOL organizon diskutimin në Forumin FOL Hapur, ku i ftuar do të jetë Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S.Kosnett. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora ora 10:00)

Mbahet takimi i 166-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi mban konferencë. (Ndërtesa e MAShT, ora 11:00) 

Sekretari i Pergjithshëm i Kuvendit, Ismet Krasniqi dhe Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Fitim Krasniqi raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)           

Cacttus Education dhe Down Syndrome Kosova organizojnë aktivitetin “The Hour of Code: Kodimi për të gjithë”. (Cacttus Education, rr. “Bashkim Fehmiu” në Arbëria 3, ora 12:00)

Partia Socialdemokrate mban konferencë. (Selia qendrore të PSD-së, ora 12:00)

Kryetari i VV-së, Albin Kurti mban ligjëratën “Sfidat e zhvillimit ekonomik të Kosovës”. (Qendrën Mediale të Kolegjit AAB ora 13:00)

Mbahet ceremonia e nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit mes Organit Shqyrtues të Prokurimit, përfaqësuar nga Blerim Dina dhe ambasadorit britanik, Ruairi O’Connell. (OSHP, ora 13:45)

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, merr pjesë në takimin e Komitetit Drejtues për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për të Drejtat Pronësore. (Hoteli “Sirius”, ora 15:00)

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore mban punëtorinë “Mbrojtja e përkohshme si masë paraprake në procesin e ruajtjes së trashëgimisë kulturore”. (Hotel “Sirius”)

Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, merr pjesë në aksionin e gjelbërimit. (Shkolla Ndërkombëtare Franceze EFIP)

(Kosova Sot)