Mot i ndryshueshëm sot, diell e vranësira

  • 25 April 2019 - 09:27
Mot i ndryshueshëm sot, diell e vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale paraqiten të larta për këtë periudhë kohore, po ashtu edhe temperaturat maksimale do të shënojnë rritje.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë celsius.

(Kosova Sot)