“Masakruan” me thikë 25-vjeçarin, arrestohen dy të rinjtë

  • 25 April 2019 - 09:43
“Masakruan” me thikë 25-vjeçarin, arrestohen dy të rinjtë

Dy persona jane vene ne pranga, pasi ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane “masakruar” me thike nje te ri 25-vjecar. 

Sipas policsie se Permetit jane arrestuar shtetasit A.Z., 25 vjeç dhe M.A., 26 vjeç, banues në Përmet.

“Në datë 24.04.2019, në Pedonale në Përmet, për motive të dobëta kanë goditur disa herë me thikë, në pjesë të ndryshme të trupit shtetasin V.Xh , 20 vjeç, banues në Përmet, i cili u transportua në spitalin e Traumës Tiranë”- njofton policia.

Njoftimi i policise:

Arrestohen në flagrancë dy shtetas për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje, e kryer në bashkëpunim”.

Nga specialistët e Seksionit Kundër Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet u arrestuan në flagrancë shtetasit:
A.Z., 25 vjeç dhe M.A., 26 vjeç, banues në Përmet, pasi:

Në datë 24.04.2019, në Pedonale në Përmet, për motive të dobëta kanë goditur disa herë me thikë , në pjesë të ndryshme të trupit shtetasin V.Xh , 20 vjeç, banues në Përmet, i cili u transportua në spitalin e Traumës Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua një thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për hetime të mëtejshme.

(Kosova Sot)