Inskenon grabitjen, arrestohet i dyshuari

  • 25 April 2019 - 09:49
Inskenon grabitjen, arrestohet i dyshuari

Hetuesit e sektorit të hetimeve rajonale në Ferizaj, kanë arrestuar  të dyshuarin V.F . (m/sh/k 28 vjeç) me dyshimin e bazuar se i njejti, me qëllim  kishte inskenuar rastin e grabitjes.

I dyshuari V.F.  me 19.4.2019,kishte paraqitur në polici rastin e grabitjes në fshatin Gërlicë  duke deklaruar se nga dy persona të panjohur dhe të maskuar nën kërcënim të armëve të ftohta-thika,kanë ndalur automjetin e tij dhe i kanë marrë 50 euro  dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Hetimet e mëtejme kanë rezultuar me deklarimin në prani të avokatit mbrojtës si   dhe pranimin në tërësi të inskenimit të rastit nga vet ai me qëllim se raportimi i këtij rasti do ti ndihmonte për kërkim të azilit  jashtë vendit. Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot)