Opozita ‘ndryshon’ plan, ç’po ndodh para Parlamentit. Të rinjtë me këpucë në dorë do të…

  • 25 April 2019 - 11:09
Opozita ‘ndryshon’ plan, ç’po ndodh para Parlamentit. Të rinjtë me këpucë në dorë do të…

Krahas protestës së lajmëruar pasditen e sotme në orën 18:00, të rinjtë e forumeve rinore të PD dhe LSI-së kane nisur një tubim simbolik para godinës së Parlamentit.

Burime nga opozita bëjnë të ditur se simbolika e protestës eshte largimi i të rinjve shqiptar nga vendi, si pasojë e keqqeverisjes.

Në këtë tubim protestuesit kane me vete nga një palë këpucë, të të rinjve të cilët janë larguar nga Shqiperia dhe i kane vene ne radhe para Kuvendit.

“Kësaj simbolike do ti shtohen edhe flamujt e vendeve ku Shqiptaret kane emigruar më së shumti.

Por simbolika e këpucës tregon edhe “shtypjen qe kjo qeveri i ka bere te rinjve duke i vrare shpresën, duke mos i ofruar mundësi punësimi, arsim cilësor dhe duke mos i garantuar një të ardhme te sigurt ne vendin e tyre”, bëjnë të ditur burime pranë opozitës.

Sipas PD, te rinjte simbolikisht kane vendosur perpara Parlamentit 200 kepuce me flamujt e vendeve te BE, ku kane emigruar te rinjte shqiptare, duke ikur nga varferia dhe pasuguria e krijuar ne vend.

Te rinjte mbajne ne duar parrullen “Ti Shqiperi s’me jep nder, me jep emrin mergimtar”.

Deklarata e kryetares se LRI-se, Floida Kerpaci

Jemi sot në këtë protestë simbolike bashkë me të rinjtë dhe të rejat, të cilët kanë zgjedhur sot të protestojnë duke refuzuar këtë qeveri, duke refuzuar Edi Ramën, duke refuzuar largimin masiv të të rinjve dhe të rejave nga vendi. Çdo këpucë sot përfaqëson një të ri, një të re, një familjar tonin, të cilët janë larguar. Pse janë larguar të rinjtë sot? Janë larguar sepse Edi Rama dhe qeveria e tij kanë instaluar një model, modelin e antivlerave, modelin që duhet të jesh i lidhur me krimin dhe me drogën. Modelin ku duhet të jesh spaçator. Modelin ku i riu i cili është me vlera dhe punon dhe do të zhvillohet, të krijojë jetën e tij në Shqipëri, nuk ka mundësi. Sepse sot nuk ka mundësi për të rinjtë për të pasur nj punësim të sigurt. Sepse sot të rinjtë nuk aftësohen në tregun e punës. Sepse sot 80% e të rinjtë e të rinjve nuk punon në profilin e tyre sepse sot të rinjtë mbi të gjitha nuk kanë shpresë nga kjo qeveri për të qëndruar dhe për ta ndërtuar jetën e tyre në Shqipëri. Prandaj jemi këtu sot në këtë protestë. Dhe protestat tona do të vazhdojnë sepse ne nuk mund të lejojmë më që të rinjtë të largohen.

Keni përgjigje për Taulant Ballën i cili thotë se LSI është simbol i blerjes së votave?

Z.Balla do të mbajë përgjegjësi për çdo gjë dhe për çdo lidhje që ai, qeveria e tij dhe z.Rama ka me krimin dhe drogën. Dhe për këtë do të jenë të rinjtë e vendit dhe shqiptarët që do ti’a japin ndëshkimin atij dhe kësaj qeverie deri në fund.

(Kosova Sot)