Hoti: Përçjarja Thaçi-Haradinaj, zbeh pritjet për marrëveshje në Berlin

  • 25 April 2019 - 12:46
Hoti: Përçjarja Thaçi-Haradinaj, zbeh pritjet për marrëveshje në Berlin

Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se liderët e Kosovës mund të kthehen duarthatë nga Berlini, pasi që atje po udhëtojnë të përçarë sa i përket temave të rëndësishme për vendin siç është taksa dhe korrigjimi i kufijve.

Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hoti, thotë se nga takimi në Berlin mund të arrihej ndonjë marrëveshje, por mos dakordimi i Thaçit dhe Haradianjt për një takim të tillë të rëndësishëm, zbeh shpresat për ndonjë përfitim nga takimi me Merkelin dhe Makronin

“Për çështjen më të rëndësishme sot për vendin, dialogun me Serbinë, institucionet e Kosovës nuk kanë dakordim dhe as legjitimet për të përfaqësuar Kosovën në Berlin. Mospajtimet mbi heqjen e taksës e bëjnë këtë çështje edhe më të ndërlikuar”, ka shkruar Hoti.

Ai thotë se Kosova rrezikon të përfitojë ndonjë gjë nga takimi në Berlin.

“Kështu, pa legjitimitet dhe pa dakordim për dialogun, si dhe me mosmarrëveshje për taksën, do të shkohet në Berlin, prej të cilit takim sikur të ishim unik mund të shpresonim për shumë përfitime”, ka vazhduar ai.

“Samiti në Berlin mund të jetë një mundësi e re për paqe, marrëveshje dhe procese të reja në rajon. Ky vullnet progresiv tashmë është shfaqur edhe nga Gjermania edhe nga Franca.

Mirëpo, kështu pa strategji dhe të përçarë, institucionet tona mund të kthehen duarthatë nga Berlini. Për rrjedhojë partnerët PAN-it do të vazhdojnë të akuzojnë njëri tjetrin, duke mos lënë anash nga akuzat e tyre edhe partnerët tanë të dëshmuar ndërkombëtarë”, përfundon Hoti.

(Kosova Sot)