“T’i shporrim kalbësirat”, Berisha me mesazh të fortë para protestës së opozitës

  • 25 April 2019 - 13:38
“T’i shporrim kalbësirat”, Berisha me mesazh të fortë para protestës së opozitës

Nderkohe qe opozita ka therritur sot ne orën 18:00, qytetaret ne aktin e pare te mosbindjes civile, per bllokimin e rrugeve nacionale, ish-kryeministri Berisha u ka bere thirrje shqiptareve te bashkohen.

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, ai shkruan se “qindra mijra qytetare nga te kater anet e vendit do bllokojne akstet rrugore kombetare per te deshmuar kolapsin e plote te kalbesires se narkoshtetit dhe kreut te tij Edvin Kristaq Urrejtsi”.

Qindra mijra qytetare nga te kater anet e vendit bllokojne akstet rrugore kombetare per te deshmuar kolapsin e plote te kalbesires se narkoshtetit dhe kreut te tij Edvin Kristaq Urrejtsi!

Ti shporrim, ti shporrim, ti shporrim kalbesirat. Fitore! sb

Cfare do ndodhe pasdite 

Simpatizantët e opozitës, të mbështetur edhe nga ish-deputetët e Qarkut të Elbasanit dhe Korçës, do të protestojnë në rrethrrotullimin e Bradasheshit. Në krye të kësaj proteste do të jenë ish-deputetët Edmond Spaho, Endri Hasa, Luçiano Boçi, Ervin Salianji dhe Hekuran Hoxhalli. Një tjetër aks i rëndësishëm që do të bllokohet pasditen e sotme është edhe autostrada Plepa-Kavajë, ku në mbështetje të qytetarëve do të jenë ish-deputetët Edi Paloka, Oerd Bylykbashi, Orjola Pampuri dhe Florion Mima.

Protestën kryesore të saj, opozita pritet ta zhvillojë në Tiranë në rrethrrotullimin e Shqiponjës. Kësaj proteste pritet t’i bashkohet edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha. Vendimi për ndryshimin e strategjisë opozitare për t’i zhvendosur protestat opozitare në bllokimin e rrugëve erdhi pas mbledhjes që kreu i opozitës zhvilloi me Kolegjin e Kryetarëve të PD-së.

Në protestën te rrethrrotullimi i “Shqiponjës” do të jenë edhe ish-deputetët: Aldo Bumçi, Albana Vokshi, Halim Kosova, Gent Strazimri, Klevis Balliu, Agron Shehaj, Grida Duma, Jorida Tabaku, Genc Pollo, Dhurata Çupi, Valentina Duka, Astrit Veliaj, Isuf Çela dhe Fatbardha Kadiu. Në rrethrrotullimin e Sheqit do të zhvillohet protesta e katërt e opozitës, në krye të së cilës do të jenë Enkelejd Alibeaj, Nada Meçorapaj dhe Tritan Shehu. Simpatizantët e opozitës në veri të vendit do të grumbullohen në Milot, ku në krye të tubimit do të jenë Flamur Noka, Lorenc Luka, Bardh Spahia Izmira Ulqinaku, Romeo Gurakuqi, Xhemal Gjunkshi, Lindita Metaliaj dhe Andon Frrokaj.

(Kosova Sot)