Ambasadori amerikan bën thirrje që kosovarët të protestojnë

  • 25 April 2019 - 14:18
Ambasadori amerikan bën thirrje që kosovarët të protestojnë

Ambasadori amerikan ka marrë pjesë në forumin e hapur të organizuar nga Lëvizja FOL. Në këtë forum është diskutuar për gjendjen politike në Kosovë, drejtësinë dhe sundimin e ligjit. Po ashtu edhe rolin e shoqërisë civile dhe mediave në monitorimin e punës së qeverisë.

I pyetur se cila mendoni se është forma më e mirë që qytetarët ta kundërshtojnë keq menaxhimin e pushtetit, ambasadori amerikan ka thënë se ka mjaftueshëm forma dhe mjete për kundërshtim.

Ambasadori Kosnett tha: “Ka shumë mjete për të sfiduar vendimet e qeverisë, flisni, organizohuni dhe protestoni. Demokracia nuk është një sport që duhet të luhet vetëm në ditën e zgjedhjeve, demokracia duhet të jetë e pranishme çdo ditë”.

Ai më tej ka shtuar se qeveritë autoritare që nuk janë të përgjegjshme tek populli mendojnë se populli është i zënë me punë për të ngritur zërin kundër dhe për të sfiduar keq qeverisjen.

“Është shumë e rëndësishme që shoqëria civile dhe mediat të luajnë një rol kyç çdo ditë që të paraqes rastet e shkeljes së ligjit, dhe t’ua mundësojnë njerëzve të organizojnë debate dhe diskutime, në këtë mënyrë sigurohet se qeveria dhe pushteti janë duke qeverisur mirë.” Është shprehur ambasadori amerikan Kosnett. 

(Kosova Sot)