Hoxhaj: Beogradi po shantazhon serbët që mendojnë ndryshe

  • 25 April 2019 - 14:26
Hoxhaj: Beogradi po shantazhon serbët që mendojnë ndryshe

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar pas ndalimit të pjesëtarit të Partisë Liberale Srdjan Jovanovic në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë.

Hoxhaj ka dënuar keqtrajtimin që po i bëhet serbëve të Kosovës, duke thënë që është pjesë e planit për t’i shantazhuar ata që mendojnë ndryshe nga Beogradi.

“Keqtrajtimi i serbëve të Kosovës, është pjesë e planit të Serbisë për shantazhimin e atyre që mendojnë ndryshe nga Beogradi. Edhe sot, Srdjan Jovanovic i Partisë Liberale po mbahet dhe merret në pyetje pa asnjë arsye nga policia serbe”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Ai ka thënë se veprime të tilla janë të papranueshme dhe duhen dënuar nga Bashkimi Evropian.

(Kosova Sot)