Vjen goditja e rëndë për Qeverinë dhe Haradinajn

  • 25 April 2019 - 15:05
Vjen goditja e rëndë për Qeverinë dhe Haradinajn

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kishin paralajmëruar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj, por deri më tani nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

E analistët politikë thonë se mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë nuk ka ndodhur pasi opozita nuk i ka votat për rrëzimin e Haradinajt. Sipas tyre, kjo qeveri nuk është legjitime.

Image
Faton Abdullahu

“Opozita nuk i ka votat e mjaftueshme për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj. Por nuk e ka as pozita mazhorancën që qeverisja e saj të jetë legjitime. Pa këtë shumicë qeverisja quhet jo demokratike. Qeveria Haradinaj thjeshtë nuk është legjitime. Edhe kur e ka pas shumicën kjo qeveri e ka arritur këtë vetëm me Listën serbe. Në të vërtetë kjo qeveri ka mundur të vije në pushtet vetëm me këtë Listë, rrjedhimisht me pajtimin e Beogradit zyrtar”, thotë analisti politik, Faton Abdullahu.

Sipas tij, duhet që ndonjë partner i koalicionit aktual t’i bashkohet opozitës për rrëzimin e qeverisë. 

“Konsideroj se opozita duhet të jetë unike edhe në qasje edhe në veprime. Deri më tani ajo nuk është mjaftueshëm e tillë. Që të jetë e tillë ajo duhet të jetë bindëse dhe atraktive për qytetarët e Kosovës, për faktorin ndërkombëtar, por edhe për ndonjë partner të koalicionit aktual që ai t’i bashkohet opozitës dhe që kështu opozita t’i bëj numrat që ta largoj qeverinë Haradinaj. Përderisa sa kjo nuk arrihet ne do të qeverisemi me një koalicion të përçarë dhe me një qeveri jo legjitime”, përfundon për gazetën “Kosova Sot”, analisti politik, Faton Abdullahu.

(Kosova Sot)