Po punonte tokën, bujku shqiptar përmbyset me gjithë traktor

  • 25 April 2019 - 15:27
Po punonte tokën, bujku shqiptar përmbyset me gjithë traktor

Një shqiptar ka pësuar aksident në Itali në zonën e Teramos.

Ai ka qenë duke punuar tokën me traktor kur ndodhi aksidenti.

Shqiptari 36 vjeç është përmbysur me gjithë traktor, duke marë dëmtime në kavilje.

Sipas mediave italiane, mjekët i kanë thënë se do të duhen 30 ditë për t’u rekuperuar.

Karabinierët kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.

(Kosova Sot)