KPK në krizë, ja çka po ndodh me Kryeprokurorin Special

  • 25 April 2019 - 15:44
KPK në krizë, ja çka po ndodh me Kryeprokurorin Special

As në mbledhjen e së enjtes së Këshillit Porkurorial nuk ka arritur që ta zgjedh kryeprokurorin e ri të Prokurorisë Speciale.

Pas paraqitjes së raportit të Komisionit vlerësues për emërimin e kryeprokurorit të PRSK-së nga anëtari i komisionit Haxhi Dërguti, është diskutuar edhe kundërshtimi ndaj këtij raportit.

Më pas KPK-ja ka shtyer këtë pikë për në mbledhjen e radhës, ashtu sikur u vendos edhe për  shpalljen e konkursit për kryeprokuror të Prokurorisë Themelore të Prishtinës. 

Kryesuesi i KPK-së Bahri Hyseni, shtyrjen për hapjen e konkursit për kryeprokuror të Prishtinës e arsyetoi me miratimin e rregullores për emërimin e kryeprokurorëve.

(Kosova sot)