Shpëton gruaja që kërceu nga ndërtesa në Ferizaj

  • 25 April 2019 - 16:08
Shpëton gruaja që kërceu nga ndërtesa në Ferizaj

Një grua ka rënë nga një lërtësi disa katëshe e një ndërtese në afërsi të një qendre tregtare në Ferizaj. Për momentin shkaqet se pse ka ndodhur kjo ngjarje nuk dihen, mirëpo policia ka konfirmuar për media se gruaja ka shpëtuar dhe po trajtohet në spitalin e Ferizajt.

Pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Ferizajt e njejta pritet të niset për në QKU.

Lajmin për media e ka konfirmuar Agim Gashi nga policia rajonale e Ferizajt. Ai tha se gruaja është me shenja jete por nuk dihet se çfarë lëndime ka pësuar.

“Rreth orës 15:30 në Ferizaj në afërsi të një qendër tregtare, nga një ndërtesë në rrethana të panjohura ka rënë një person i gjinisë femërorë. Është dërguar në spitalin e Ferizajt më pas do të dërgohet në QKU”, tha Gashi

Ndryshe, mediat publikuan pamje të kësaj ngjarjeje të rëndë.

(Kosova Sot)