35-vjeçarja që u hodh nga kati i gjashtë me lëndime të rënda trupore, dërgohet urgjentisht në QKUK

  • 25 April 2019 - 16:47
35-vjeçarja që u hodh nga kati i gjashtë me lëndime të rënda trupore, dërgohet urgjentisht në QKUK

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për media  se 35-vjeçare e cila tentoi të hidhej nga kati i gjashtë në Ferizaj ka marrë lëndime të rënda dhe është dërguar urgjentisht në QKUK.

Zëdhënsi i policisë së rajonit të Ferizajt, Agim Gashi tha se rasti ka ndodhur rreth orës 15:30.

“Sot ka ndodhë  rasti rreth orës 15:30 nga një objekt banimi në Ferizaj nga gati i gjashtë për shkaqe ende të panjohura ka ra një person i gjinisë femërore”, deklaroi Gashi.

Tutje, ai ka bërë të ditur se me urgjencë e kanë dërguar 35-vjecaren në Spital të Ferizajt, teksa pastaj është përcjellë për QKUK.

Për momentin nuk dihen shkaqet, ndërkaq, po punohet për të zbardhë rastin.

(Kosova Sot)