Përfundon takimi i Putinit me Kim Jong Un, zgjati tre orë

  • 25 April 2019 - 17:04
Përfundon takimi i Putinit me Kim Jong Un, zgjati tre orë

Presidenti rus Vladimir Putin tha që ishte i kënaqur me përfundimit e nxjerura nga takimi me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong Un. Takimi u mbajt në qytetin lindor të Rusisë Vladivostok. Putin thotë do do konsultohet për rezultatet me Kinën dhe SHBA’në, shkruan CNN

“Jemi të kënaqur me rezultatet e takimit, si unë ashtu edhe kolegu im. Kim Jong Un është një njeri shumë i hapur, dhe diskutuam lirisht për të gjitha temat që ishin në agjendë.”, thotë lideri rus.

Kur u pyet nëse Kim do vazhdonte kontaktet e tija me SHBA’në ai tha që lideri i Pjongyangut do i ndjekë interesat më të mira të shtetit të tij.

Putin nesër do të udhëtojë në kryeqytetin e Kinës, Pekinin. Aty ai tha që do diskutojë rezultatet e takimit me liderin kinez Xi Jingpin.

“Natyrisht do të flasë nesër në Pekin me lidershipin e Republikës Popullore të Kinës, por do të diskutojmë takimin e sotëm edhe me lidership amerkian. Këtu nuk ka sekrete, pozita e Ruusisë është gjithmonë e hapur.”, shtoi Vladimir Putin.

Më pas ai zbuloi se ishte vetë Kim ai që kërkoi të bisedohej edhe me SHBA’në për atë se çka u fol sot.

Ky ishte takimi i parë ndonjëherë i Kim Jong Un me presidentin rus Vladimir Putin.

(Kosova Sot)