Profesori ndërkombëtar zbulon pse është i nervozuar Thaçi, ja çfarë do të ndodhë në Berlin

  • 25 April 2019 - 18:20
Profesori ndërkombëtar zbulon pse është i nervozuar Thaçi, ja çfarë do të ndodhë në Berlin

Ish-zëvendës ndihmësi e sekretarit amerikan të Shtetit për Evropë e Euroazi, Brian Hoyt Yee ka thënë se takimi i Berlinit, më 29 prill mes Kosovës dhe Serbisë do të sjellë diçka të re.

"Ua njoh meritat Gjermanisë dhe vendeve të tjera që vazhdojnë edhe më tutje të roganizojnë takime të tilla në të cilat diskutohet për hapat e ardhshëm. Shpresoj se do të diskutohet sinqerisht dhe hollësisht rreth ahapave të ardhshëm të Serbisë e të Kosovës dhe se do të ndodhë ndonjë përparim, diçka e re... Mendoj se ajo që është folur për ndarjen e territoreve në vija etnike nuk është gjë e mirë, as pragmatike, as politike, as diplomatike, nuk është diçka për të cilën duhet të bisedohet", citohet të ketë thënë Hoyt Ji.

E lidhur me takimin e Berlinit dhe paralajmërimin e Brian Hoyt Yee, se diçka e re do të ndodhë, gazeta “Kosova Sot”, ka folur me profesorin e marrëdhënieve ndërkombëtare, doktor, Enver Bytyçi.

Image
Enver Bytyçi

“Ish ndihmëssekretari amerikan, Brian Hoyt Yee, i përfolur edhe se do ngarkohej nga presidenti Trump për zgjidhjen e konfliktit midis Kosovës dhe Serbisë, foli dje shumë qartë në një konferencë lidhur me këtë konflikt. Ai tha se një zgjidhje e konfliktit shqiptaro-serb përmes një marrëveshjeje me ndarje etnike është e papranueshme nga pikëpamja diplomatike, politike dhe pragmatike. Madje theksoi se diskutimi i kësaj teme gjatë më shumë se një viti e ka dëmtuar procesin”, ka thënë për “Kosova Sot”, profesor Bytyçi.

Sipas tij, administrata amerikane përfundimisht nuk e mbështet idenë e të marrëve në Prishtinë, Tiranë e Beograd për ndryshimin e kufijve. 

“Ndërkaq Yee paralajmëroi se ne Samitin e Berlinit diçka e re do të ndodhë. Ne nuk e dijmë akoma se çfarë do të ndodhë në Berlin më 29 prill. Por nga kjo deklaratë e këtij diplomati me peshë ne SHBA mësojmë se administrata amerikane përfundimisht nuk e mbështet idenë e të marrëve në Prishtinë, Tiranë e Beograd për ndryshimin e kufijve. E shumta mund të ndodhë ndonjë korrektim, i cili nuk prek asnjë fshat dhe asnjë lagje të banuar nga shqiptarë apo nga serbë. Kjo është me rëndësi parimore dhe mbetet një sukses i jashtëzakonshëm i politikave dhe përpjekjeve të forcave shqiptare e ndërkombëtare për ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës”, është shprehur më tëj Bytyçi.

Sipas tij, deklarata e diplomatit amerikan na bën me dije gjithashtu se SHB-të nuk gjenden jashtë agjendës së Berlinit. 

“Kjo do të thotë se Uashingtoni ka marrë pjesë në përgatitjen e kësaj agjende dhe kjo përbën një moment të rëndësishëm sidomos për ta bindur Francën që ajo të bashkëngjitet në opsionin gjerman të zgjidhjes së konfliktit. Është me rëndësi kohezioni dhe harmonizimi i qëndrimeve midis katër Fuqive të Mëdha Perëndimore, përkatësisht SHBA-ve, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Francës. Deklarata e Yee-it na bën me dije se tashmë ka një konsensus”.

“Se SHBA-të kanë ndërruar qëndrim për idenë e ndryshimit të kufijve, kjo u mor vesh atë ditë kur në Prishtinë dy të dërguarit e Këshillit për Siguri Kombëtare mësuan se presidenti Thaçi ka gënjyer në Uashington, kur u ka thënë atyre se institucionet e Prishtinës qenkan dakord me opsionin e ndarjes së Kosovës! Prej asaj kohe Thaçi duket i nervozuar, nuk ka më ndonjë korrespondencë apo ndonjë kontakt të publikuar me personalitetet amerikane dhe për pasoje ka filluar të shantazhojë protagonistët e Samitit të Berlinit, veçmas zonjën Merkel”, vijon më tej profesori ndërkombëtar, Enver Bytyçi për “Kosova Sot”. 

Ai ka thënë se Hashim Thaçi ka patur gjithmonë marrëdhënie të sforcuara me Gjermaninë, kjo nuk është gjë e re.

“Hakmarrja e ish-kryeministrit Thaçi me arrestimin e dy punonjësve të shërbimit të fshehtë gjerman ishte kulmi i kësaj marrëdhënieje. Çfarë do të ndodhë në këtë Samit të datës 29 prill? Sigurisht që palët në dialog, shqiptarët e Kosovës dhe Beogradi do të kenë në dorë një katalog parimesh, ku do të jetë përcaktuar vija e kuqe, si psh mosndarja e Kosovës. Por jo gjithçka do të jetë në favor të palës së Kosovës. Dhe në fund do të jenë këto palë në dialog ato që do të vendosin. Por presioni do të jetë më i madh për Prishtinën sesa për Beogradin”. 

“Nga ana tjetër mbetet të shihet nëse taksa do të mbetet apo do të hiqet. Për mendimin tim, nëse zoti Haradinaj bie dakord me parimet e Berlinit, atëherë duhet të kërkojë një marrëveshje në parim të garantuar me dy-tri kërkesa themelore, si kusht të heqjes së taksës. E mira do të ishte që Beogradi të detyrohej të hynte në bisedime pa heqjen e taksës. Por vështirë që kjo d të ndodhë. Por Haradinaj duhet të kuptojë se heqja e taksës pa një arsyetim bindës do ta dëmtojë në opinionin publik nga pikëpamja politike. I gjithë kapitali politik që ai ka grumbulluar te qytetarët për shkak të taksës. Krijimit të ushtrisë, kundërshtimit të idesë serbe për ndryshimin e kufijve apo ligjin për Trepçën mund të shembet nga një gabim i tij me taksën”, përfundon për “Kosova Sot”, profesori ndërkombëtar, doktor Enver Bytyçi.

(Kosova Sot)