Shkatërrimi i PTK-së, ja çfarë kërkon Armend Zemaj

  • 25 April 2019 - 18:53
Shkatërrimi i PTK-së, ja çfarë kërkon Armend Zemaj

I sh-kryeshefi Shyqyri Haxha thotë se shkatërrimi i PTK-së ka qenë i planifikuar. Po ashtu disa vjet rresht Ismet Hamiti, ekspert i teknologjisë, ka përsëritur se kontrata e PTK-së me "Z-Mobile" është shembull shkollor i krimit të organizuar, që për nga përmasat e dëmit të shkaktuar dhe numrit të individëve të përfshirë është ndër më të mëdhenjtë në gjithë kohën e pasluftës dhe për këtë qëllim ai i drejtohej Prokurorisë Speciale për të marra masa.

Sipas analistëve, kjo skemë kriminale po vazhdon të heshtet nga Prokuroria dhe PTK-ja, kurse po rrezikohet falimentimi dhe zhbërja e Telekomit? 

Deputeti i opozitës nga LDK-ja, Armend Zemaj, anëtar i Komisionin hetimor për PTK-në, ka theksuar për gazetën "Kosova Sot" se PTK-ja është një ndërmarrje, e cila për shkak të ndërhyrjeve politike është vënë buzë falimentimit.

"Grupe të klientelës së partive në pushtetin aktual e kanë shfrytëzuar në mënyrë të egër duke e vënë në këtë gjendje para falimentimit total, qoftë me përfitim tenderësh, qoftë me punësime të paligjshme. Kuvendi ka formuar Komision hetimor për ta analizuar gjendjen dhe për ta vënë para përgjegjësisë këdo që ka qenë i involvuar në shkatërrimin e PTK-së", është shprehur Zemaj.

(Kosova Sot)